Besimtaret myslimane festojne Bajramin
E Shtune, 28 Nentor 2009
Besimtaret myslimane festuan dje Kurban Bajramin. Festimi i kesaj feste perben festen e madhe te meshires, te faljes, mirekuptimit, miresise, vellazerimit dhe paqes. Kremtimi i kesaj dite, sic eshte bere tradite, fillon ne oret e para te mengjesit, kur mijera besimtare myslimane falin namazin. Ne Tirane falja u be para xhamise se Et'hem Beut. Nderkohe qe nga Komuniteti Mysliman kane qene me dhjetera urime te cilat kane qene nga drejtuesit me te larte te qeverise, shtetit, politikes. Fjala "Kurban" e ka origjinen nga fjala "kurbijjet" qe ka kuptimin afrim. Pra "Kurban" do te thote "ti afrohesh dickaje". Ne kuptimin fetar kjo do te thote ti afrohesh "Allahut". Ne kete dite njerezit shkojne per vizita tek te afermit, fqinjet, shoket e miqte dhe i urojne bajramin njeri tjetrit si dhe shkembejne dhurata te vogla si embelsira e lule. Ata qe nuk flasin me njeri-tjetrin pajtohen, te varfrit dhe femijet lumturohen