PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rama feston bajramin me 200 besimtare


E Shtune, 28 Nentor 2009

Bashkia e Tiranes ka shtruar nje dreke per te gjitha ato familje te varfra te cilet nuk kane pasur mundesi ekonomike per te festuar Bajramin. Kreu i bashkise Edi Rama e ka festuar diten e Kurban Bajramit, se bashku me dhjetera besimtare myslimane ne nevoje. Rama i ka uruar te gjithe besimtaret ne kete dite, nga sheshi i "Partizanit te Panjohur", ku bashkia ka shtruar nje dreke per rreth 200 myslimane ne nevoje "Keto jane dite per paqen mes te gjitheve ne dhe solidaritetin tone si njerez duke ushqyer edhe me shume ne kete dite kete besim, me bindjen e palekundur qe sjell besimi te drejtesia", u shpreh kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Kryebashkiaku Rama ka uruar festen, duke e konsideruar kete dite si nje dite te endrrave dhe fjaleve te mira, si nje dite besimi dhe sakrifice per nje jete me te mire, per ngjalljen e miresise dhe shpreses per te gjithe shqiptaret, por njekohesisht edhe nje dite te paqes shpirterore. Dreka eshte shtruar menjehere pas vizites se kreut te bashkise se Tiranes ne Seline e Komunitetit Mysliman, ku ka bere edhe urimet e rastit. Dreka e Kurban Bajramit eshte shoqeruar edhe me tingujt dhe vallet popullore te ansamblit te Tiranes.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika