PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Feste me te varfrit dhe familjen time"


E Shtune, 28 Nentor 2009

Sonila Isaku

Mengjesi i se premtes e ka gjetur Hamitin perpara xhamise ne qender te Tiranes duke falur namazin ashtu sikurse edhe mijera besimtare te tjere. Por nuk ka qendruar ne xhami vetem sa per te kryer ritin fetar, por per te kaluar nje pjese te mire te dites, per te uruar kedo "Gezuar Bajramin". Hamit Gjediku eshte nje prej besimtareve myslimane i cili zbaton te gjitha rregullat e percktuara.

Riti

Ashtu sikurse te gjitha festat e tjera edhe dje Hamiti do te festoje Bajramin. Por, kete here jo vetem me familjen e tij por edhe me nje pjese te te varferve te fisit apo edhe komshinjte e tij. "Kjo feste quhet Kurban Bajram dhe duhet qe te falesh, te ndihmosh te varfrit. Keshtu edhe ne si familje sot kemi ndare 2/3 e mishit edhe vetem nje pjese e kemi mbajtur vete. Kjo eshte si nje lloj dreke me keta persona. Nderkohe qe e gjithe familja ime do te mblidhet per te festuar kete feste te madhe" ka pohuar per gazeten "Koha Jone" Hamit Gjediku. Per te, pavaresisht se ky quhet Bajrami i Vogel, per Hamitin eshte festa me madhe per besimtaret myslimane. Nderkohe per sa i perket gatimit ai nuk nderhyn ne punet e bashkeshortes apo nuseve pasi jane ato qe merren. "Gatimi per festen e Bajramit eshte shume i rendesishem. Me i rendesishem eshte gatimi i mishit, dhe nese ky i fundit eshte bere kurban. Por, kurban mund te bejne ato familje te cilat kane mundesi, kurse te tjerat festojne vetem me ato qe kane mundesi" thote 70 vjecari nga Tirana.

Gatimi

Kurbani ashtu sic ka disa rregulla dhe kushte themelore fetare ka edhe tradita. Pike se pari personi qe ben kurbanin duhet te jete prezent ne therjen e kurbanit. Ne raste te vecanta kjo mund te behet edhe me autorizim. E arsyeshme eshte qe kurbani te theret nga vete personi, por duke qene se kete nuk mund ta bejne dot te gjithe, edhe ky veprim behet me autorizim. Por me e rendesishmja ketu eshte shperndarja e mishit te kurbanit. Kurbani ndahet ne tre pjese. Njera pjese i shperndahet te varferve, tjetra miqve, fqinjeve apo te njohurve qe nuk kane therur kurban. Kurse pjesa e trete duhet te mbese patjeter ne shtepi dhe te konsumohet nga pjesetaret e familjes. "Karakteristike e kesaj dite jane dhe embelsirat dhe zbukurimet. Ne cdo familje myslimane gatuhen gjera te embla te cilat duhet t'u serviren edhe miqve" thote Hamiti. Nderkohe, te gjithe besimtaret si dhe shtepite e tyre duhet te stolisen sa me mire te jete e mundur. Besimtaret flijojne ne oret e para te mengjesit qindra qengja dhe desh per te evokuar ngjarjen e shenjte, ku ze fill kjo feste, nder me te rendesishmet per fene myslimane

Festa

Besimtaret myslimane mengjesin e djeshem i jane drejtuar xhamive ku kane kryer ritet e kesaj dite te sakrifices dhe dashurise. Ata jane bashkuar ne kete dite nje nga me te rendesishmet e kalendarit islam. Jane falur dhe kane degjuar drejtuesit fetare lokale te cilet u jane drejtuar te rinjve, te vjeterve grave dhe femijeve me fjalet per devotshmeri ndaj zotit dhe mbeshtetjes per njeri-tjetrin. Kjo dite e rendesishme obligon cdo besimtar qe te ndihmoje ata qe jane te pamundur. Si simbol i sakrifices jane bere edhe kurbanet dhe jane ndihmuar me te varfrit ne cdo qytet apo fshat. "Festa ka vizita dhe urime te rastit. Ne shkojme tek te afermit tane per te uruar per nje jete me te mire, per mbaresi" thote Hamiti. Sipas tij, kjo eshte dita e shpreses dita e gjesteve dhe e fjales se mire, e cila nuk duhet te jete vetem sot por cdo dite te vitit dhe te jetes se gjithkujt.



Festa

Besimtaret myslimane mengjesin e djeshem i jane drejtuar xhamive ku kane kryer ritet e kesaj dite te sakrifices dhe dashurise. Ata jane bashkuar ne kete dite nje nga me te rendesishmet e kalendarit islam.



Zakonet

Ne kete dite njerezit shkojne per vizita tek te afermit, fqinjet, shoket e miqte dhe i urojne bajramin njeri tjetrit si dhe shkembejne dhurata te vogla si embelsira e lule. Ata qe nuk flasin me njeri-tjetrin pajtohen, te varfrit dhe femijet lumturohen










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika