PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

"Nata e Bardhe", feste, vallezime


E Shtune, 28 Nentor 2009

Sonila Isaku

"Nata e Bardhe" nuk do te mungoje as kete vit me aktivitetet, nga me te larmishmet si per femijet, te rinjte por edhe te moshuarit. Ashtu sikurse edhe vitet e kaluara bashkia e Tiranes edhe per kete 29 nentor, ka menduar nje sere aktivitetesh. Kjo date, eshte vendosur nga Bashkia e Tiranes, qe te jete nje nate festive per te gjitha moshat, duke filluar nga paraditja e deri ne oret e vona te mesnates. Specialistet e bashkise kane parashikuar nje sere aktivitetesh me grupe muzikore, me aspektin letrar, sportive, aktivitete krijuese ne pikture etj. Keshtu, veprimtarite do te jene pjese e festimeve per "Naten e Bardhe", te cilat jane pjese e nje projekti te gjere qe synon te lidhe me shume njerezit, si dhe te rrise atmosferen e festimeve gjate gjithe nates. Prej kohesh sektori qe merret me organizimet festive, ka punuar per te sjelle risi dhe sa me shume aktivitete te larmishme. "Nata e Bardhe", eshte nje aktivitet i organizuar dhe vendosur nga bashkia, prej 5vitesh dhe festohet ne kryeqytet.

Bashkia

Organizimi i bashkise synon nxitjen e te rinjve, per te qene me teper aktive dhe fton gjithe qytetaret qe te dalin ne qender te qytetit, per t'iu bashkuar festimeve. Ata mund ta gjejne veten ne nje nga veprimtarite qe do te zhvillohen ne kryeqytet. Festimet jane parashikuar te fillojne rreth ores 10.00 te paradites se dites se diel dhe do te vazhdojne deri ne mesnate. "Nata e Bardhe, nate me zhurma, me drita dhe ngjyra, nate e mbushur me art dhe pasion, nate kulture dhe spektakli, nate plot jete dhe me plot eksperienca per t'u ndare me miqte dhe me dike, prane nesh qe ne kete nate na shtrin doren, ne nje kembim te vazhdueshem qe kerkon te dialogojne brezat, kombesite dhe pikepamjet, per nje ballafaqim qe sjell rritjen. Nata e Bardhe, nje nate nderkombetare, qe lidh Tiranen-kryeqytetin shqiptar me Parisin, Brukselin, Amsterdamin, Madridin, Rigen, La Valletta, Tel Avivin, Lisbonen, Toronton dhe Miamin",- keshtu e ka cilesuar bashkia e Tiranes "Naten e Bardhe".

Festimet

Bashkia e Tiranes e ka cilesuar kete ceremoni, si nje manifestim falas qe i jep perparesi krijimtarise dhe vleresimit te artit, duke i dhene vemendjen e duhur zhvillimit te kultures, apo veprave, per ta kthyer artin ne nje pasuri te te gjitheve. Bashkia e ka pare te arsyeshme te "luaje" me anen njerezore. Pra, te sjelle dicka me te ngrohte per te gjithe, e vecanerisht per ata qe ndihen me te vetmuar se te tjeret, te cilet duhet te marrin pjese. Edhe kete vit, organizimet mund te jene si cdo vit tjeter nuk do te mungojne koncertet madheshtore, pergjate gjithe nates. Ne sheshin "Skenderbej", ne shkallet e Pallatit te Kultures do te zhvillohet koncerti i pervitshem me muzike te lehte, moderne e turbo-folk, me kengetare te njohur ne mbare trevat shqiptare.

Festimet, rok, hip-hop dhe adrenaline

Me 29 nentor, nga agimi ne perendim, Tirana do te jetoje naten e madhe, "Naten e Bardhe". Qyteti nuk shkon te fleje, qe do te ndiqet nga dritat dhe muzika, dhe do te jetoje sipas nje ritmi, i lire nga zhurmat nga mendimet, nga pesha e aktiviteteve te perditshme. Kjo "Nate e Bardhe", i eshte dedikuar deshires per te enderruar, per ta pare qytetin me "syte e zemres", per te kuptuar dhe shijuar bukurite, embelsite dhe pasurite e tij. "Nata e Bardhe" eshte pikerisht drita e madhe qe mund te ndeze nje qytet si ky i yni. Shume hapesire do t'iu kushtohet sidomos te rinjve, te cilet do te mund te marrin pjese ne koncerte rok-live, per gati 4 ore.

Per here te pare, psikologe per femijet e vegjel




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika