PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Olldashi, rrezon pretendimet e ndertuesve per mosshlyerje te fondeve


E Shtune, 28 Nentor 2009

"Pretendimet e nje dite me pare te Shoqates se Ndertuesve per mosshlyerje nga ana e qeverise, te nje detyrimi prej 70 milione euro per punimet e kryera ne rruge gjate vitit 2008 e ne vazhdim jane te paverteta",-tha dje ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjate nje komunikimi me median. Ai ka shpjeguar se firmat e ndertimit po paguhen ne baze te volumit te punimeve qe kane kryer, nje politike kjo e bere publike qe ne fillim te vitit. "Realisht nuk ka asnje shqetesim ne kete aspekt. Ne vitin 2008 per shkak te ritmeve shume te larta te financimit ne rruge, kompanite e ndertimit te Shqiperise ishin ne veshtiresi serioze, per te konsumuar ato para qe buxheti i shtetit po hidhte ne rruge. Per te shmangur rrezikun e djegies se fondeve ne fund te vitit, ajo qe beri ministria ka qene mbajtje ne nje financim pak me te ulet, te te gjitha objekteve rrugore. Pra ne qofte se firmat nuk do te ishin ne gjendje te arrinin ate qe ne kerkojme prej tyre, te pakten te mos digjnim fondet e shtetit. Por nuk ka asnje shqetesim ne kete aspekt " shpjegoi Olldashi.

Nje dite me pare Shoqata e Ndertuesve, i kerkoi qeverise disbursimin e fondeve te investimeve publike. "Institucionet kane nje detyrim te kontraktuar te papaguar, qe arrin mbi 70 milione euro. Jane projekte te medha te ndertuara me shpejtesi kete vit, gjate fushates elektorale", u shpreh Maksim Muci, drejtor ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve. Por burimet nga Ministria e Financave, sqarojne se fondet per investimet ne infrastrukturen rrugore, jane shperndare konform kontratave dhe situates se punimeve. Nga ana tjeter burimet nga Ministria e Transportit, sqaruan se kompanite vendase kane krijuar mjaft vonesa ne zbatimin e kontratave te investimeve, sidomos ne infrastrukturen rrugore. Nga ana tjeter shoqata ben me dije, se borxhet e qeverise po i zhysin ne nje situate te rende financiare dhe disa prej shoqerive rrezikojne falimentimin. "Keto shoqeri po falimentojne ne kushtet kur kane marre nje kredi me interes te larte, per te perballuar ritmin e larte te punes se kerkuar. Eshte krijuar nje zinxhir detyrimesh te pashlyera, qe con ne demtimin e ambientit", u shpreh Muci.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika