PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tarifat e energjise, rritje zinxhir cmimesh


E Shtune, 28 Nentor 2009

Blerina Hoxha

Rritja e cmimit te energjise elektrike ne fillim te vitit qe vjen, do te vijoje ne nje rritje zinxhir te cmimeve, kryesisht te produkteve industriale. Por gjithashtu duke qene se vetem rritja e cmimit te energjise elektrike, do te ndikoje direkt ne shpenzimet e buxheteve te familjeve, ekonomia vendase do te perballet me nje rritje te inflacionit. Ne baze te kerkeses se Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH), rritja e cmimit te energjise, duhet te behet ne nivelin 44.2%, cka do te thote nga nje mesatare prej 8.45 leke per kw/h ne 12.18 leke per kw/h. Operatori ka kerkuar qe rritja te perfshije te dyja nivelet, individet dhe bizneset, cka pritet te sjelle rritje te kostove ne te gjithe ekonomine. Burimet ne Banken se Shqiperise, kane sqaruar ne raportin e fundit se, shuarja e efektit te rritjes administrative te cmimit te energjise ne muajin mars dhe mosrritjeve te reja gjate periudhes ne vijim, ulen inflacionin dhe kontributin perkates prane vleres zero. Por nje rritje e re e cmimeve te produktit ne fjale, ne nivelet e debatuara do te kishte nje efekt madhor ne nivelin e pergjithshem te cmimeve. Banka e Shqiperise e monitoron me kujdes rritjen e cmimit te energjise per shkak te efekteve qe krijon ne cmimet e produkteve te tjera ne treg. Nderkohe, industrialistet kane lajmeruar se nese cmimi i energjise rritet, detyrimisht edhe cmimet e tyre rriten. Behet fjale per prodhuesit e hekurit, tullave, cimentos, prodhimeve agroindustriale dhe deri tek cmimi i bukes. Nderkohe qe shperndarja e energjise behet vetem nga nje kompani, e cila sipas kontrates me qeverine pritet te aplikoje rritje te pervitshme te cmimit te energjise, deri ne vitin 2014. Nga ana tjeter me gjithe investimet dhe projektet e shumta per energjine alternative, ende nuk ka nje burim qe te konkurroje energjine elektrike. Termocentrali i ri i Vlores, i cili ishte parashikuar per t'u vene ne pune kete vit, u "anulua" per shkak se sipas ministrit te Energjetikes, kostoja e prodhimit eshte shume me e larte, se sa e ofron tregu rajonal energjine aktualisht.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika