PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 12 ) Shiko komentet

Kosove-Serbi: Shihemi ne gjykate

Nga "The Economist"
E Shtune, 28 Nentor 2009

Kosova eshte nje vend i vogel. Por, me 1 dhjetor, kur fillojne degjimet ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise te Kombeve te Bashkuara, per legalitetin e shpalljes se pavaresise nga Serbia ne vitin 2008, njerezit nga Katalonia e deri ne Tibet do t'i kushtojne vemendje te madhe. Serbia e bindi Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, para nje viti, qe gjykata te intervenoje. Vendimet e saj mund te kene shtrirje ne mbare boten.

Per dallim nga gjashte ish-republikat, qe u bene shtete pas shkaterrimit te Jugosllavise ne vitet '90, Kosova ishte edhe province e Serbise. Por, afro 90% e popullates 2 milioneshe te saj jane shqiptare etnike.

Ne kohet e Jugosllavise kishte shume nga atributet e republikes, me kuvend dhe me qeveri. Pas luftes se NATO-s ne vitin 1999, ajo ishte nen administrim te Kombeve te Bashkuara. Avokatet e Serbise argumentojne se Parlamenti i Kosoves nuk kishte te drejte ta shpalle pavaresine dhe se Kombet e Bashkuara do te duhej ta anulonin aktin e tij.

Kosovaret pergjigjen se kjo eshte ceshtje kushtetuese, e jo ceshtje e se drejtes nderkombetare, prandaj kjo nuk eshte pune e gjykates. Ata po ashtu insistojne se Kosova e kishte te drejten e vetevendosjes, aq sa edhe ish-republikat e Jugosllavise.

Sipas te gjitha gjasave, opinioni i gjykates (qe nuk eshte obligues) do te jete i paqarte, pasi ekzistojne shume dallime ne pikepamjet lidhur me vetevendosjen.

Shume vende perendimore (por jo per shembull Spanja) kane pranuar se shqiptaret e Kosoves e kishin ate te drejte. Deri tash, 63 shtete e kane njohur pavaresine e Kosoves. Por, Rusia thote se e drejta e Serbise per integritet territorial eshte shkelur. Disa serbe te njohur privatisht e pranojne se synimi real i shkuarjes ne gjyq eshte lirimi nga Kosova, e jo qe ate ta ktheje prapa. Ata deshirojne qe me manovrime t'i sjellin kosovaret ne pozicion ku ata do te ndjeheshin te detyruar qe t'u kthehen negociatave, ne piken ku Serbia do te mund te propozonte shkembim territoresh te veriut te Kosoves, te banuar me serbe, me Luginen e Presheves ne Serbi, e cila eshte e banuar me shqiptare. Ne nje zhvillim, qe ka pak gjasa te ndodhe, qe gjykata te gjeje se kosovaret e kishin me te vertete nje te drejte te pakualifikuar per ta shpallur pavaresine e tyre, atehere gjykata "do te bente nje precedent te madh", thote Mark Veller, avokat nderkombetar ne Universitetin Kembrixh, i cili i mbeshtet argumentet e kosovareve.

Kosova nuk eshte e vetmja ceshtje ballkanike para gjykates. Ne nje rast tjeter, Kroacia e akuzon Serbine per gjenocid gjate luftes se viteve '90. Maqedonia e ka iniciuar rastin kunder Greqise. Mali i Zi dhe Kroacia mund te kerkojne nga gjykata qe te shqyrtoje nje mospajtim te vjeter kufitar






Komento artikullin | Shiko komentet (12 komente)
Te Tjera nga rubrika