PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Part-time, kushtet per te kandiduar


E Premte, 27 Nentor 2009

Sonila Isaku

Miratimi i kuotave dhe tarifave per studimet me kohe te pjesshme, i hap udhe procesit te aplikimit per kandidatet e interesuar. Qeveria ka vendosur qe kuota e pergjithshme te pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte, per studimet e ciklit te pare, me kohe te pjesshme, e te edukimit ne distance per vitin akademik 2009-2010 te jene 6,145. Sipas vendimit te qeverise, kuota totale e pranimeve do te ndahet ne kater drejtime te vecanta. Me konkretisht, kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme do te jene 5.905. Kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare, te edukimit ne distance, 40. Kuotat per transferim studimesh, 100. Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe per shtetas te tjere te huaj, 100.

Procedurat

Te gjithe ata persona te cilet kane deshire te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje prej universiteteve te vendit, duhet te plotesojne dosjen e tyre me dokumentet baze. Sipas rregullores se percaktuar nga MASH duke filluar nga sot, te gjitha universitetet duhet te shpallin datat dhe oraret e veprimtarive te aplikimit dhe te regjistrimit, procedurat perkatese, listen e dokumenteve te nevojshme per regjistrim. Nderkohe qe regjistrimi do te behet ne fillim te muajit dhjetor. "Aplikimi i kandidateve ne programet e studimit me kohe te pjesshme dhe edukimin ne distance, te zhvillohet nga data 2.12.2009 deri ne daten 8.12.2009, prej ores 8.00 deri ne oren 16.00, prane sekretarive mesimore te njesive kryesore te institucioneve publike te arsimit te larte", thuhet ne udhezimin e MASH-it. Per sa i perket perzgjedhjes se kandidateve do te jete nje komision i vecante, i cili do te jete i perbere nga anetare te personelit akademik. Pas perzgjedhjes se kandidateve, fakultet duhet te bejne afishimin e listave te fituesve brenda dates 14 dhjetor.

Regjistrimi

Shpallja e listave te fituesve, sjell menjehere fazen tjeter, ate te regjistrimit. Udhezimi i Ministrise se Arsimit parashikon se te gjithe kandidatet e shpallur fitues do te mund te regjistrohen nga data 14.12.2009 deri ne daten 18.12.2009, prej ores 8.00 deri ne oren 16.00, prane sekretarive mesimore te njesive kryesore te institucioneve publike te arsimit te larte. "Regjistrimi i kandidateve fitues te behet vetem me deftesen e pjekurise origjinale te shkolles se mesme. Nese mungon ky dokument kandidati duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale ose listen e notave te shkolles se mesme, leshuar nga Arkivi i Shtetit", thuhet ne udhezimin e MASH per studimet me kohe te pjesshme. Nese nje pjese e universiteteve nuk kane plotesuar kuotat, atehere vendet e parealizuara, rishperndahen sipas fakulteteve dhe programeve te ndryshme te studimit.



Te dhena



6.145 kuota studimi part-time jane parashikuar per kete vit.

5.905 kuota jane per programet e studimit te ciklit te pare.

40 kuota per programet e studimit te ciklit te pare, te edukimit ne distance.

100 kuota per transferim studimesh.

100 kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe per shtetas te tjere te huaj.

2 deri 8 dhjetor afatet per aplikim per studim me kohe te pjesshme.

14 deri 18 dhjetor afatet per regjistrim per te gjithe fituesit.

8.00 deri 16.00 eshte orari kur kryhen veprime ne sekretarite e fakulteteve.



Dokumentet e dosjes

Fotokopje te noterizuar te defteses se pjekurise se shkolles se mesme, ose fotokopje te noterizuar te ndonje diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar te barasvlershme me te.

Dokument identifikimi ( certifikate lindje me fotografi, karte identiteti ose pasaporte). Ne dosje te mbahet certifikata e lindjes me fotografi, fotokopja e kartes se identitetit, ose e pasaportes.

2 fotografi.

Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke.

Deklarate qe verteton se kandidati nuk ndjek ndonje program tjeter studimi me kohe te plote ose me kohe te pjesshme.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika