Vasili: Shendeti publik dhe urgjencat, primare
E Premte, 27 Nentor 2009
Shendeti i popullates dhe ofrimi i saj, ne kohen dhe me cilesine e duhur jane prioritetet kryesore te Ministrise se Shendetesise. Jo vetem keto por edhe ngritja e rrjetit kombetar te urgjences, eshte prioriteti kryesor i kesaj ministre per vitin 2010. Gjate takimit te fundit per vitin 2009 me Organizaten Boterore te Shendetesise, ministri i Shendetesise ka paraqitur pikat ku do te fokusohet reforma shendetesore. Ngritja e rrjetit te urgjences do te behet me grandin e dhene nga qeveria japoneze. "Mbeshtetur ne strategjine e sherbimit te urgjences, nepermjet planifikimit, drejtimit, pjesemarrjes, dhe bashkerendimit te te gjithe aseteve, do te arrihet ne organizimin e nje sistemi mbarekombetar te unifikuar per gjithe vendin", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Po keshtu ai u shpreh se ngritja e Farmakovigjilences do te jete nje nga sfidat me te medha. Ky sistem do te mund te vezhgoje te gjitha barnat qe hyne ne Shqiperi duke eliminuar kontrabanden e tyre. Nje tjeter pike qe eshte ne prioritetet e shendetesise per vitin qe vjen, eshte edhe sistemi i sigurimeve shendetesore, ku duhet te kontribuojne, pasi vetem keshtu do te kete nje shkeputje nga sistemi i vjeter dhe pacientet do te perfitojne me shume sherbime. Sipas Vasilit, qytetaret nuk duhet ta kerkojne zgjidhjen tek spitalet jashte vendit, por ne rast se shpenzojne dhe paguajne detyrime ndaj sistemit shendetesor, do t'u ofrohen sherbime te reja dhe cilesore.