 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
OBSH: Shqiptaret te vaksinohen per H1N1
E Premte, 27 Nentor 2009
Sonila Isaku
Shqiptaret duhet te vaksinohen kunder gripit te derrave. Ky ka qene rekomandimi eksperteve te Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi. Sipas tyre, personat te cilet jane parashikuar te vaksinohen sipas planit te hartuar nga Ministra e Shendetesise dhe Institutit i Shendetit Publik, duhet te injektojne kete vaksine pasi eshte shume e rendesishme.
Rekomandimi
Shqiperia nuk do te terhiqet ne injektimin e vaksines kunder A/H1N1. Organizata Boterore e Shendetesise nepermjet perfaqesuesit te saj per Shqiperine, rekomandon qe vaksina te behet sidomos ne grupet e riskut. Duke marre shkas nga rasti i Kanadase e cila nderpreu vaksinimin per shkak te reaksioneve alergjike qe u pane pas saj, perfaqesuesi i OBSH-se sqaron se behej fjale vetem per nje kontingjent vaksine, qe tashme eshte terhequr. Perfaqesuesi i OBSH ne vendin tone, Anshu Banerje rekomandoi qe vaksinimi duhet te vazhdoje. "Vaksina do te perdoret per te gjithe femijet dhe ajo nuk shkakton asnje risk ne organizmin e tyre", ka pohuar Banerje. Tashme ne vendin tone sipas perfaqesuesve te Ministrise se Shendetesise, vaksina ndaj A/H1N1 pritet te vije ne fillim te muajit dhjetor. "Grupet e riskut te larte duhet te vaksinohen. Pra nuk eshte se kapitulli i vaksinimit ka perfunduar kompania Glakso Smith Klain, ka nxjerre nga qarkullimi bacin sepse specifikisht ajo shkaktonte reaksione alergjike. Ne vendin tone vaksina pritet te mberrije ne fund te ketij muaji. Ajo eshte siguruar nga nje kompani hungareze dhe nje gjermane", ka pohuar drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero. Te paret qe do te vaksinohen do te jene vete bluzat e bardha. Ajo cka pritet te shikohet eshte gjendja klinike pas vaksinimit, ndersa vaksina do te behet edhe nga grate shtatzena dhe femijet deri ne 5 vjec.
Situata
Aktualisht, gripi i derrit ne vendin tone nuk ka shkaktuar asnje viktime, madje dhe komplikacionet qe ka sjelle tek pacientet e prekur nuk kane qene te nje grade te larte. Megjithate edhe Shqiperia ka hyre ne harten e shteteve, qe jane ne nje situate epidemike, por jo nga virusi A/H1N1, por nga gripi sezonal i cili po prek 10-12 mije persona ne jave dhe kete vit ai po shfaqet me komplikacione te renda. Nderkohe drejtuesit e QSUT-se pohojne se ne spitalin infektiv paraqiten te pakten 100 raste ne dite nderkohe qe 50-60 raste shfaqin shenjat e gripit te derrave. Sipas drejtorit Ilir Dashi, QSUT i ka trajtuar te gjitha rastet ndersa eshte e gatshme te perballoje fluksin edhe ne rast epidemie. "Mesatarisht nga 18 raste ne ditet e para ne 50 deri 60, raste ne ditet e mevonshme dhe deri ne 110 raste ne ditet ne vazhdim. Drejtoria e QSUT-se eshte e gatshme te perballoje sipas evolucionit te dinamikes se gripit A/H1N1, raste te tjera te semundjes konform planit te emergjences qe parashikon edhe faza C e saj. Kjo faze perfshin venien ne dispozicion te mjaft shtreterve ne te gjitha pavijonet e nderteses se sherbimit infektiv. Deri tani situata eshte perballuar mire ne te gjitha drejtimet " shpjegon drejtori i QSUT-se Ilir Dashi. Per shefin e sherbimit infektiv ne QSUT, doktor Dhimiter Krajen, situata nuk eshte alarmante. Javen e fundit sipas tij jane paraqitur 5 raste te renda ku kater prej tyre tashme jane jashte rreziku per jeten. "Rreth 10-15 per qind e rasteve qe paraqiten cdo dite shtrohen. Prej tyre raste te renda ose shume te renda jane nje perqindje shume e vogel 0.2-0.5 per qind. Javen e fundit kemi pasur rreth 5 raste te renda. Tashme 4 prej tyre jane jashte rrezikut per jeten ndersa njeri prej tyre eshte ende ne kurim", shprehet doktori Dhimiter Kraja. Ne sherbimin infektiv prej ditesh ka nisur te funksionoje njesia e emergjences ku trajtohen rastet me gripin A/H1N1, njesi e cila ka lehtesuar trajtimin ne kohe te shume rasteve me forma te theksuara te virozes.
Rastet e renda
Rreth 10-15 per qind e rasteve qe paraqiten cdo dite shtrohen. Prej tyre raste te renda ose shume te renda jane nje perqindje shume e vogel 0.2-0.5 per qind. Javen e fundit kemi pasur rreth 5 raste te renda. Tashme 4 prej tyre jane jashte rrezikut per jeten, ndersa njeri prej tyre eshte ende ne kurim.
Situata
Gripi i derrit ne vendin tone nuk ka shkaktuar asnje viktime, madje dhe komplikacionet qe ka sjelle tek pacientet e prekur nuk kane qene te nje grade te larte. Megjithate edhe Shqiperia ka hyre ne harten e shteteve qe jane ne nje situate epidemike, por jo nga virsusi A/H1N1, por nga gripi sezonal.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Gripi i derrit, shenohet viktima e pare
- Pronat, kthimi fizik me 2011
- Punonjesit e bashkise, proteste 2 ditore per autonomine
- Laprake, te legalizuarit qe duhet te kryejne pagesat
- Specialistet: Vaksinat te efektshme deri ne pranvere
- Sot, Dita Boterore e Personave me Aftesi te Kufizuar
- UT, 187 studentet qe perfitojne nga transferimi i studimeve
- Regjistrimet, kaos ne sekretarite e fakulteteve
- A4 shpallen fituesit, nisin regjistrimet
- Ndergjegjesim ne diten kunder AIDS-it
- Pacientet me AIDS: Ndihemi te diskriminuar
- Falja, 450 te denuar ne pritje te lirimit
- SIDA, 61 raste te reja ne nje vit
- Gripi, shperthen epidemia
- Infektohet me SIDA, humb jeten brenda vitit
|
|