PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Meta: Serbet ne zgjedhje, integrim ne institucione


E Premte, 27 Nentor 2009

Zevendeskryeministri, njekohesisht Ilir Meta ne kuader te vizites se tij dyditore ne Kosove u prit ne nje takim nga kryetari i Kuvendit te Republikes se Kosoves, Jakup Krasniqi. Takimi i djeshem u perqendrua ne kontributin e Kuvendit ne zhvillimet ne vendet respektive, zhvillimin e marredhenieve dypaleshe, si dhe zhvillimet ne rajon e me gjere. Nga ana e tij, Meta pershendeti pjekurine e faktorit politik dhe tere shoqerise kosovare per zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 15 nentorit, ne nje klime paqesore sipas standardeve. Po keshtu, Meta vleresoi gjithashtu rendesine e pjesemarrjen masive te komuniteteve pakice dhe shprehu bindjen, se edhe raundi i dyte do te zhvillohet ne te njejten fryme. Nisur nga kjo, ministri i Jashtem vleresoi pozitivisht pjesemarrjen ne Kuvendin e Kosoves te perfaqesuesve te komuniteteve pakice, perfshi dhe ate serb.

Gjithashtu gjate takimit, Meta u ndal edhe ne seancen degjimore te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, dhe te dy bashkebiseduesit shprehen bindjen se opinioni i kesaj Gjykate do te jete i drejte e realist, pasi pavaresia e Kosoves eshte plotesisht e ligjshme dhe e bazuar fuqimisht ne te drejten nderkombetare. Po dje, Meta u takua me perfaqesues te komunitetit serb ne Kosove, Sllobodan Petrovic, Kryetar i Partise Liberale Serbe dhe Sasha Rasic, Ministri i Kthimit dhe i Komuniteteve ne Qeverine e Kosoves. Meta pershendeti pjesemarrjen e gjere te komunitetit serb ne raundin e pare te zgjedhjeve lokale te 15 nentorit, dhe theksoi se kjo do t'i sherbeje integrimit te metejshem te tyre ne institucionet e qeverisjes lokale e qendrore. Ne kete kontekst, ai premtoi se qeveria e Shqiperise do te jape kontributin e saj per ndertimin e shtepive per te kthyerit ose per ndertimin e objekteve social-kulturore ne komunat me shumice serbe. Meta gjeti rastin dje te bente edhe nje vizite ne Prekaz, ku beri homazhe ne varrin e Adem Jasharit, i cili humbi jeten ne luften e Kosoves.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika