Berisha: "Emporiki Bank", histori suksesi
E Premte, 27 Nentor 2009
Kryeministri Berisha mori pjese dje ne ceremonine e organizuar me rastin e 10 vjetorit te themelimit te "Bankes Emporiki" ne Shqiperi. Ne kete ngjarje merrnin pjese drejtues te Bankes nga Greqia dhe ne Tirane, guvernatori i Bankes se Shqiperise, zoti Ardian Fullani ministra te kabinetit, perfaqesues te trupit diplomatik, perfaqesues te institucioneve ekonomike dhe financiare, si dhe te ftuar te tjere nga bota e biznesit. Duke pershendetur stafin dhe drejtuesit e kesaj banke, kryeministri Berisha u shpreh se historia e bankes ne Shqiperi eshte nje histori suksesi. "Ne nje hark kohor te shkurter, ia ka dale te fitoje dhe te gezoje reputacionin, nder me te miren qe meriton. E themeluar ne Tirane 10 vjet me pare, "Banka Emporiki" ne njefare menyre ishte nje pararendese e dimensioneve te reja gjithnje e me te medha te ekonomise se tregut ne pergjithesi dhe te tregut bankar ne vecanti". Qe nga viti 1999 e deri me sot, ajo ka krijuar nje rrjet te fuqishem me 20 dege dhe 3 departamente. Ky zgjerim nisi ne vitin 2004 dhe arriti kulmin ne vitin 2006 me mbulimin e 90 per qind te territorit te Shqiperise. Ne bashkepunim te ngushte me banken meme ne Greqi, gjate 10 viteve operimi ka ndjekur nje strategji te miremenduar zgjerimi.