PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Fibank" ulen interesat e kredive


E Premte, 27 Nentor 2009

Bankat e nivelit te dyte ne pergjigje te politikes se Bankes se Shqiperise, po nisin uljen e normave te interesit te kredive ne leke. Keshtu dje "First investment Bank" (Fibank) ka reduktuar me 1% normat e interesit per te gjitha kredite e reja ne leke dhe ne euro, per individe dhe biznese. Bazuar ne analizat financiare te kryera nga "Fibank" tendenca eshte e njejte ne te gjitha tregjet ku kjo banke operon. "Ne vazhdimesi te politikes si nje banke fleksibel, e orientuar ndaj tregut dhe kerkesave te klienteve ne kemi ndjekur kete trend dhe do te vazhdojme te monitorojme dhe ta ndjekim ate", thote drejtori i Pergjithshem Bozhidar Todorov. "Fibank" eshte proactive ne procesin e kredidhenies ne ekonomine shqiptare, duke konsideruar faktin qe ky eshte roli kryesor i sistemit bankar dhe nje mbeshtetje per rritjen e aktivitetit te te gjitha kompanive tregtare dhe prodhuese. Ne kemi reduktuar interesin e kredive per bizneset dhe individet, per te mbeshtetur te dyja grupet ne nevojat e tyre per financim. Periudha e shtrengimit te kredidhenies nga sistemi bankar, duket se po kalon ne favor te individeve, bizneseve, ekonomise dhe natyrisht edhe te bankave, duke i fokusuar keto te fundit ne rolin e tyre primar.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika