PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Ndertimi, ulen kostot rriten cmimet


E Premte, 27 Nentor 2009

Blerina Hoxha

Tremujori i trete i ketij viti ka shenuar ulje te metejshme te kostove ne sektorin e ndertimit, por nga ana tjeter cmimet kane njohur rritje te reja me ritme te shpejta. Sipas, te dhenave te Institutit te Statistikes, (INSTAT), krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008 indeksi i kushtimit ne ndertim ka shenuar nje ulje 0.4 per qind. Nje vit me pare ky ndryshim ishte 1.5 per qind, indeksi i cmimeve te grupit "shpenzime direkte" eshte ulur 0.1 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Gjithashtu indeksi i nengrupit "shpenzime materiale" eshte ulur me 0.2 per qind. Ne kete tremujor, krahasuar me tremujorin e meparshem, cmimet e materialeve te ndertimit jane ulur me 0.2 per qind, ndersa cmimet e materialeve elektrike dhe hidrosanitare jane rritur perkatesisht 0.4 dhe 0.3 per qind. Por per te njejten periudhe, cmimet ne sektorin e ndertimit jane rritur me ritme te larta, kur shpenzimet per te ndertuar u ulen. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, indeksi i cmimit te banesave (ICB) pesoi nje rritje me 18 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2009, krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare. Por te dhenat nga vrojtimet e besimit te bizneseve te ndertimit tregojne per nje prirje ne renie te cmimeve te prodhimit, e cila nuk eshte reflektuar ne cmimet e transaksioneve gjate shitblerjes ne dy tremujoret e fundit. Por nga ana tjeter, rritja vjetore e cmimit te banesave, duke perjashtuar efektin e nencmimit vjetor te lekut ndaj euros, do te rezultonte vetem 10 per qind (18 per qind me kete efekt)."Bazuar ne te dhena te terthorta, gjykohet se zhvillimet ne cmimet e banesave do te ndikohen si nga rritja e pritur e ofertes, e shprehur ne vleresime me pozitive te prodhimit ne ndertim, ashtu edhe nga nje renie e inventareve te bizneseve te ndertimit gjate dy tremujoreve te fundit", njofton raporti per ecurine e nivelit te cmimeve ne sektorin e ndertimit. Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se vjen si pasoje i zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht vetem nga efektet e kursit te kembimit. Nga ana tjeter ndryshe ka ndodhur me qirate. Ne tremujorin e trete te vitit 2009, indeksi i qirase se banesave (IQB) ra me rreth 4.5 per qind krahasuar me te njejten periudhe nje vit me pare. Ne krahasim me tremujorin e meparshem, indeksi i qirase paraqitet ne pothuaj te njejtin nivel.

Ndertuesit: Qeveria na ka 70 milione euro borxh

Shoqata e ndertuesve i kerkon qeverise disbursimin e fondeve te investimeve publike. "Institucionet kane nje detyrim te kontraktuar te papaguar, qe arrin mbi 70 milione euro. Jane projekte te medha te ndertuara me shpejtesi kete vit gjate fushates elektorale", u shpreh Maksim Muci, drejtor ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve. Por burimet nga Ministria e Financave sqarojne se fondet per investimet ne infrastrukturen rrugore, jane disbursuar konform kontratave dhe situacionit te punimeve. Nga ana tjeter burimet nga Ministria e Transportit sqaruan se kompanite vendase i kane krijuar mjaft vonesa ne zbatimin e kontratave te investimeve sidomos ne infrastrukturen rrugore. Shoqata ben me dije se, borxhet e qeverise po i zhysin ne nje situate te rende financiare dhe disa prej shoqerive rrezikojne falimentimin. "Keto shoqeri po falimentojne ne kushtet kur kane marre nje kredi me interes te larte, per te perballuar ritmin e larte te punes se kerkuar. Eshte krijuar nje zinxhir detyrimesh te pashlyera, qe con ne demtimin e ambientit", u shpreh Muci.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika