PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Obama ne Kopenhage me qellim te qarte


E Premte, 27 Nentor 2009

Nga "Financial Times"



Megjithese presidenti formalisht nuk do te mund te jete ne gjendje te arrije qellimin, per shkak se Kongresi nuk e ka mandatuar, ai qartesisht shpreson se zotimi i tij do te ndihmoje per te siguruar nje marreveshje te re nderkombetare mbi ndryshimet klimatike.

Zoti Obama do te marre pjese ne samitin ne Kopenhage me 9 dhjetor, per shkak se "me padurim pret qe te punoje me bashkesine nderkombetare per te bere perparim drejt nje marreveshjeje gjitheperfshirese dhe operacionale ne Kopenhage", tha Shtepia e Bardhe.

"Vendimi i presidentit per te shkuar eshte shenje e perkushtimit te vazhdueshem te tij per te gjetur nje zgjidhje globale per kercenimin global te ndryshimeve klimatike dhe per t'i vene themelet e nje te ardhmeje energjetike me te qendrueshme dhe me prosperuese", tha Shtepia e Bardhe. Nje dite me pas, zoti Obama do te shkoje ne Oslo, qe ta pranoje Cmimin Nobel per Paqe. Rreth 65 lidere boterore pritet te marrin pjese ne tubimin, i cili do ta shtroje kornizen per nje marreveshje te re per luftimin e ngrohjes globale. Ne takim do te jene kryeministri britanik, Gordon Braun, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Obama ka thene me heret se takimi ne Kopenhage duhet te jete nje marreveshje, e cila do te kete efekt te menjehershem operacional dhe te mos jete vetem deklarate politike. Sidoqofte, ai ka thene se ekonomite me te medha boterore duhet te tregojne me shume perkushtim politik per te qene te gatshme qe ta luftojne ngrohjen globale.

Ne qershor, Dhoma Perfaqesuese e kaloi nje ligj per ndryshimin e klimes, i cili ben thirrje qe emisionet e gazrave, deri ne vitin 2020, te reduktohen 17 per qind krahasuar me vitin 2005, por kjo mbeti ne hijen e reformave shendetesore. Kina dhe Shtetet e Bashkuara jane dy ndotesit me te medhenj ne bote, qe shkaktojne rreth 40 per qind te gazrave ne atmosfere.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika