 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Puno mire, perfiton nje page shtese
E Enjte, 26 Nentor 2009
Sonila Isaku
Punonjesit e administrates apo kudo qofshin ne institucione shteterore, do te perfitojne nje page shtese nese kane rezultate te mira ne punen e tyre, nese kane probleme shendetesore dhe kane nevoje per kurim jashte vendit, por edhe nese do te dalin ne pension. Ky eshte vendimi me i fundit i qeverise, qe u ka kerkuar te gjitha njesive te qeverisjes te krijojne nje fond te vecante, ne masen 5 per qind te fondit te planifikuar per pagat, i cili do te perdoret per shperblimet.
Shperblimi
Pavaresisht se mund te marresh nje page shtese per shkak se ke punuar mire, ne fund te vitit cdo punonjes ne institucionet shteterore, do te perfitoje edhe shperblimin, i cili jepet ne festat e fundvitit, prej 10 mije lekesh. Ky ka qene nje nga vendimet me pozitive te qeverise per sa i perket shperblimeve ne paga. Personat me me fat ne kete vendim, jane punonjesit e Tatimeve, te cilet do te perfitojne dy paga shperblim.
"Shperblimi per rezultate te mira ne pune gjate vitit, per cdo punonjes, nuk duhet te jete me shume se nje page mujore ne vit. Perjashtimisht per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, masa e shperblimit nuk duhet te jete me shume se dy paga mujore ne vit" thuhet ne vendimin e fundit te qeverise, i cili eshte miratuar diten e djeshme. Sipas ketij vendimi, shperblimi jepet ne baze te rezultateve individuale ne pune, sipas parimeve dhe procedures se percaktuar ne legjislacionin per sherbimin civil. Per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, kriteret e shperblimit me mbi nje page, percaktohen sipas nje udhezimi te vecante.
Perfituesit
Perfituesit e shperblimit ne page, do te jene te gjithe ata persona te cilet kane treguar rezultate maksimale dhe arritje ne punen e tyre. Per sa i perket matjes se ketyre rezultateve, do te jene strukturat e brendshme te institucioneve qe do te percaktojne perfituesit. Nderkohe, personat te cilet kane nevoje per kurim jashte vendit por edhe ata qe jane ne prag te daljes ne pension, do te perfitojne kete pagese pa pasur nevojen e nje vleresimi.
Perfituesit
Punonjesit me rezultate te mire.
Punonjesit ne prag te daljes ne pension.
Punonjesit e semure, qe kane nevoje per kurim jashte vendit.
Punonjesit e Drejtorise se Tatimeve, perfitojne 2 paga shperblim.
Te gjithe punonjesit perfitojne shperblimin e fundvitit, 10 mije leke.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pronat, kthimi fizik me 2011
- Punonjesit e bashkise, proteste 2 ditore per autonomine
- A4 shpallen fituesit, nisin regjistrimet
- Ndergjegjesim ne diten kunder AIDS-it
- Pacientet me AIDS: Ndihemi te diskriminuar
- Falja, 450 te denuar ne pritje te lirimit
- SIDA, 61 raste te reja ne nje vit
- Gripi, shperthen epidemia
- Infektohet me SIDA, humb jeten brenda vitit
- H1N1, 198 te prekur, situata jo alarmante
- Kontraceptivet, informacion ne farmaci per qytetaret
- Nata e Bardhe i jep gjalleri Tiranes
- "Njerez te Humbur", vazhdon misionin edhe ne Kosove
- Flamuj ne cdo dritare te Tiranes dhe Prishtines
- "Nata e Bardhe", feste, vallezime
|
|