PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tatimoret: Aksioni per harmonizim te taksave


E Enjte, 26 Nentor 2009

Nje aksion i lajmeruar me pare, ka nisur ne te gjithe biznesin e karburanteve, sidomos ne pikat e pakices, nga inspektoret e tatimeve. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve aksioni ka per qellim njehsimin e taksimit mbi tregun e karburanteve dhe reduktimin e evazionit fiskal. Aksioni i tatimoreve ka nisur per faktin se, biznesi i karburanteve ka raportuar cmime me te ulet ne tatime se sa ai qe, ka aplikuar ne te vertete per konsumatoret. Per te verifikuar kete sjellje te tregut te karburanteve aq shume te perfolur per spekulim, tatimoret kane nisur nje investigim mbi tregun qysh nga viti i kaluar. Pasi eshte vertetuar se eshte spekuluar me detyrimet, tatimoret kane vene gjoba te cilat arrijne ne disa milione leke. Keshtu me gjoba jane ndeshkuar pothuajse te gjithe shoqerite e tregtimit te karburanteve ne vend, perfshire edhe ato me te njohurat ne treg. Madje disave prej tyre, tatimet u kane bllokuar pa afat dhe disa pika me pakice nen argumentin se nuk kane plotesuar ne kohe detyrimin ligjore, per t'u pajisur me kasat fiskale, te cilat do te regjistrojne elektronikisht cdo shitje qe ato bejne. Tregtaret e karburanteve nga ana tjeter akuzojne tatimet se, po mbledhin taksat ne menyre abuzive dhe me force, duke vendosur cmime reference, per te mbuluar mosrealizimet e tyre dhe per te permiresuar gjendjen e buxhetit te shtetit. Pak dite me pare instituti i Statistikes ne nje raport per tregtine e jashtme njoftoi se, vlera e importit te naftes gjate ketij viti ka rene me rreth 50 per qind. Renia ne keto nivele nuk i referohet volumit, por vleres, per shkak se, cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ka rene gjate ketij viti me shume se, 50 per qind ne krahasim me fillimin e vitit. Statistikat zyrtare raportojne se, grosistet e naftes kane harxhuar gati 50 per qind me pak se, nje vit me pare per shkak te renies se cmimeve ne tregjet globale. Por ne fakt renia e cmimeve nuk eshte percjellur me te gjithe efektin e saj edhe ne tregun e brendshem. Sipas Bankes se Shqiperise, gjate tremujorit te trete te vitit, cmimi mesatar i naftes per liter ne tregun me pakice ishte 114.4 leke, vlere kjo afersisht 7 per qind me e larte se vlera mesatare e tremujorit paraardhes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika