Biznesi i naftes, kercenon me greve
E Enjte, 26 Nentor 2009
Blerina Hoxha
Biznesi i karburanteve ne vendin tone ka lajmeruar nje greve te pergjithshme, e cila konsiston ne ndalimin e veprimtarise se furnizimit me nafte te konsumatoreve, ne rast se tatimet do te vijojne penalitetet, te cilat sipas Shoqates se Hidrokarbureve nuk jane te bazuara ne ligj. Ne nje takim me mediat per kete ceshtje dje Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve te Shqiperise, deklaroi se "nuk do ta deshironim kurre greven dhe do te ishte masa e fundit ekstreme, ne kushtet kur administrata tatimore nuk do te na lejonte rruge tjeter, vec kesaj rruge". Gjithashtu ata kane shtuar ne qendrimin e tyre se "jemi te gatshem unanimisht te ndermarrim nje mase te tille, te detyruar nga veprimet e administrates". Kohet e fundit administrata tatimore ka ndermarre nje fushate kontrolli dhe rikontrolli ne kompanite e karburanteve. Shoqata e Hidrokarbureve, njoftoi dje se kontrolli po behet pavaresisht se, kompanite e ketij sektori kane dorezuar ne kohe, sipas ligjit, bilancet periodike dhe kane bere derdhjen e detyrimeve te Tatimit mbi Vleren e Shtuar dhe tatim-fitimit, sipas planit dhe realitetit te dale nga dokumentet kontabile te kompanive. "Megjithate organet tatimore, ne kundershtim me nenin 71 te ligjit nr 9920, date 19.05.2008, kane kaluar ne raporte rivleresimi tatimor, duke nxjerre cmime mesatare, pa asnje lidhje me realitetin kontabel te kompanive dhe ne cenim te konkurrences dhe te lirive ekonomike", njoftoi dje shoqata e biznesit te karburanteve. "Theksojme se neni 71 i ligjit nr 9920 "Per procedurat tatimore", eshte i vetmi garant qe mbron biznesin nga veprimtaria arbitrare e administrates tatimore" bejne me dije te njejtat burime. Sipas tyre, nese ky nen nuk merret parasysh, atehere tatimoret, sa here te duan, mund te penalizojne pa te drejte keto subjekte. Prandaj ne kerkojme qe kerkesat e ketij neni te respektohen ne menyre rigoroze. Nga ana tjeter pajisja me kasa fiskale e kompanive, eshte mirepritur nga shoqerite e hidrokarbureve. Mirepo paradoksi qendron ne zbatimin e ketij procesi, pasi nga Ministria e Financave jane percaktuar kompanite qe do ta realizojne dhe tipin i kases fiskale qe do te instalohet. Ne fakt, rezulton se keto kompani nuk arrijne te kryejne montimin dhe funksionimin e ketyre kasave, sipas kerkesave ligjore. "Kompanite qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne kete sektor, te ndergjegjshme per zbatimin korrekt te legjislacionit, si dhe per detyrimin qe kane perballe konsumatoreve, per te siguruar veprimtarine normale te funksionimit te tregut, u jane drejtuar hap pas hapi, te gjithe titullareve te piramides shteterore qe mbulojen kete sektor, per te gjetur zgjidhjen e ketyre problemeve", njofton shoqata. "Ne dijenine tone, drejtuesit e Tatimeve po rishohin keto probleme, qe jane ngritur nga ana e subjekteve vec e vec dhe nga shoqata jone ne teresi dhe, ne varesi te zgjidhjes se drejte e ligjore qe do te behet nga ana e tyre do te ndermerren edhe hapat konkrete te Shoqates se Hidrokarbureve, ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave ekonomike te subjekteve", njoftuan shoqerite e hidrokarbureve.
Kerkesat e biznesit te hidrokarbureve per Tatimet
1- Ne menyre kategorike, kontrollet dhe rikontrollet tatimore te kryhen ne perputhje me ligjin "Per procedurat tatimore" dhe tatimoret te kalojne ne rivleresime vetem subjektet qe plotesojne kushtet e ligjit (nr 9920, neni 71).
2- Per kasat fiskale, duke pare pamundesine e realizimit, sic eshte proceduar deri tani, Ministria e Financave, shoqerite e autorizuara ne bashkepunim me shoqaten, te gjejne nje menyre tjeter per te realizuar kete proces, qe eshte i nevojshem, por minimumi, penaliteti duhet te bjere mbi shoqerite qe kane marre persiper ta kryejne dhe jo mbi kontraktoret e karburanteve.