Bankat nuk e kane reflektuar uljen e cmimit te lekut, per kredite
E Enjte, 26 Nentor 2009
Ulja e cmimit te lekut pak kohe me pare nga Banka e Shqiperise, ende nuk eshte percjelle nga ana e bankave ne uljen e interesave te kredive ne leke. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, e ka argumentuar kete sjellje te bankave me politikat shtrenguese te kreditimit qe ato kane marre kohet e fundit si rezultat i krizes globale. "Ulja e normes baze te interesit, ne fund te muajit tetor shenon forcimin e kerkeses se brendshme dhe te rigjallerimit te kreditimit te ekonomise. Efekti i ketij sinjali ne ekonomi, nuk eshte shfaqur akoma i plote. Ne muajin shtator portofoli i kredise per ekonomine eshte rritur me ritme me te uleta, krahasuar me muajt e meparshem. Ritmi vjetor i rritjes se kredise zbriti ne nivelin 13.2%. Ngadalesimi i kredise eshte thuajse teresisht pasoje e tkurrjes se kredise ne valute, nderkohe qe kredia ne leke u rrit me 31% ne terma vjetore", theksoi Fullani. Keshtu bankat e nivelit te dyte, nuk e kane percjelle ende vendimin e Bankes se Shqiperise per uljen me 0.5% te normes baze te interesit per lekun, i cili synonte t'i bente me te lira kredite ne monedhen vendase, duke i dhene keshtu nxitje kreditimit te ekonomise. Ne muajin shtator, portofoli i kredise per ekonomine eshte rritur me ritme me te uleta krahasuar me muajt e meparshem. Ritmi vjetor i rritjes se kredise zbriti ne nivelin 13.2 per qind. Ngadalesimi i kredise eshte thuajse teresisht pasoje e tkurrjes se kredise ne valute, nderkohe qe kredia ne leke u rrit me 31 per qind ne terma vjetore. Pjesa me e madhe e kredise se re, rreth 85 per qind e saj eshte "thithur" nga bizneset dhe ka shkuar kryesisht per te mbuluar nevojat per likuiditet, ndersa kredia per investimet afatgjata paraqitet e reduktuar. Gjithashtu, rritja e portofolit te kredise per individe eshte zvogeluar, kryesisht si pasoje e tkurrjes se kredise per konsum. Kredia per shtepi dhene individeve vazhdon te ruaje ritme rritjeje pozitive, duke mbetur ne nivelin 5 per qind, ne terma vjetore.