Kaltrina Selimi: Fotot e femijerise me kane humbur gjate luftes
E Merkure, 25 Nentor 2009
"Kam pak foto te femijerise sepse me kane humbur gjate kohes se luftes. Por ato pak qe i kam, i shoh shume shpesh dhe kenaqem duke i komentuar, madje shpesh edhe duke qeshur me veten", tregon duke qeshur kengetarja kosovare Kaltrina Selimi. Ne nje interviste per mediet kosovare, artistja qe dikur ka performuar edhe me grupin "Hana Band", ka rrefyer se femijeria eshte nje moshe, kujtimet e se ciles ajo i evokon me shume dashuri. "Kam shume gjera qe me kane mbetur qe nga femijeria. Ne fakt jam nje gjysme femije ne personalitetin tim", tha ajo, duke shtuar se mban mend shume gjera dhe shpesh me vellezerit e saj qendrojn zgjuar deri ne oret e para te mengjesit, duke i kujtuar njeri-tjetrit gjerat interesante qe kane bere si femije. Edhe fotot nga ajo moshe, sikur kthejne ne memorie momente shume te bukura. Secila foto per kengetaren ka nje histori qe nxjerr ne pah nje Kaltrine shume te dashur per te gjithe te familjes.