PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rohan: Pese vendet e BE-se po vonojne stabilitetin


E Merkure, 25 Nentor 2009

Njeri nga autoret e propozimit gjitheperfshires per statusin e Kosoves, Albert Rohan, tha sot ne Prishtine se pavaresia eshte e pakthyeshme dhe se eshte iluzion te mendosh te kunderten. Diplomati austriak kerkoi nga Serbia qe ta njohe sa me shpejt kete realitet. "Deshiroj dhe shpresoj se edhe Beogradi do ta pranoje kete realitet dhe ne vend se te krijoje veshtiresi per Kosoven, eshte mire qe t'ia ofroje doren e miqesise ketij kombi te ri, i cili gjithnje do te mbetet fqinji i tij". "E njejta vlen edhe per pese vendet e BE-se, qe ende nuk e kane njohur Kosoven dhe refuzojne t'i bashkohen konsensusit te shumices, duke penguar keshtu nje qendrim te unifikuar te BE-se", tha Rohan ne seancen solemne te Kuvendit te Kosoves, te mbajtur per nder te tij. Ai tha se vendimi i ketyre pese vendeve te BE-se po vonon normalizimin dhe stabilizimin e rajonit.

Njohja e Kosoves si shtet i pavarur, sipas Albert Rohanit, eshte penguar ne nje shkalle edhe nga procesi mbi legjitimitetin e shpalljes se pavaresise se Kosoves, i cili pritet te filloje brenda disa diteve ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage. "Shume vende qe kane hezituar, e kane shtyre njohjen dhe kane thene se do te presin edhe nja nje gjysme viti e pastaj do te shohin".

"Problem per me vone mbetet fakti se ky vendim qe do te merret nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, nuk do te jete shume i qarte dhe kete e ka thene edhe kryetari i kesaj gjykate. Ne te, me gjase, do te flitet per disa parime te se drejtes nderkombetare".

"Ne anen tjeter, do te flitet per realitetet politike dhe, ne fund, secila pale mund te thote: epo, ky vendim i pasqyron mjaft mire argumentet tona. Prandaj, une nuk mund te parashoh se cfare do te ndodhe pas ketij vendimi, por ky rast i veshtire dhe vendimi qe pritet te merret ne pranvere, apo kurdo qofte, i pengojne njohjet e metejme. Jam i sigurt per kete".

"Se a do te formulohet ky vendim ashtu qe t'i nxise vendet qellimmira te thone se tani mund ta njohin Kosoven, mbetet te shihet dhe varet nga menyra se si kjo gjykate do ta formuloje kete vendim", vleresoi ambasadori Rohan.

Ai theksoi se e ardhmja e Kosoves eshte ne familjen evropiane. Por, ai tha se parasheh veshtiresi per anetaresimin e mundshem te Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. "Kosova do te behet anetare e OKB-se atehere kur Serbia te jete e gatshme qe ta pranoje pavaresine dhe te heqe dore nga rezistenca ndaj anetaresimit ne OKB".

"Eshte krejt e thjeshte. Rusia ka thene se do te mbeshtese gjithnje qendrimin e Serbise. Rusia mund te ve veto ndaj anetaresimit te Kosoves ne OKB dhe kjo do te zgjase derisa Serbia te mos heqe dore", tha Rohan.

Diplomati austriak pergezoi kosovaret per zgjedhjet e 15 nentorit, ndersa e pa si shenje inkurajuese pjesemarrjen e serbeve ne jug te lumit Iber. Ai tha se ky eshte tregues se komuniteti serb po e njeh realitetin. Rohan shfaqi shpresen se e njejta gje do te ndodhe edhe me serbet qe jetojne ne pjesen veriore te Kosoves, ku jane me te forcuara strukturat paralele, te financuara nga Beogradi.

Ish-zevendesi i kryenegociatorit te OKB-se per statusin e Kosoves, Albert Rohan, eshte dekoruar nga presidenti i Kosoves me Medaljen e Arte te Pavaresise. "Ne kontributin e dhene per te gjetur formulen me te mire, me te cilen, edhe formalisht, me mbeshtetjen nderkombetare, mbeshtetet pavaresia e vendit, krahas vullnetit politik te popullit te saj, ne angazhimin e sinqerte ne te gjitha fazat ne mbeshtetje te metejshme te zhvillimit... kam privilegjin si president i Kosoves t'i dorezoj kete medalje, per te cilen sot kam marre vendim".

"Eshte Medalja e Arte e Pavaresise, me te cilen deshiroj te jete nje simbolike e perkushtimit dhe mirenjohjes sone te thelle ambasadorit Rohan", tha presidenti Fatmir Sejdiu.

Merita per zgjidhjen e procesit te statusit, diplomati austriak ka marre edhe nga kryeministri Hashim Thaci. "Roli i zotit Rohan ka qene jashtezakonisht i rendesishem edhe para luftes, edhe gjate luftes, ku kemi zhvilluar takime, kemi biseduar, i kemi besuar ketij procesi, per te ardhur ketu ku jemi, e ne vecanti per statusin politik te Kosoves", tha Thaci.

Ne te njejten fryme u shpreh edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. "Ka qene nje nga personalitet kyce ne bisedimet qe jane zhvilluar ne Vjene per statusin politik te Kosoves dhe, se bashku me presidentin Ahtisari, kane dhene nje dokument gjitheperfshires, qe Kosoves i ka hapur rrugen e shpalljes se pavaresise", tha Krasniqi.

Diplomati austriak e ka quajtur nder te madh marrjen e Medaljes se Arte te Pavaresise, duke potencuar se perfshirja e tij ne Kosove nuk ka filluar vetem me procesin e statusit, por 20 vjet me pare. Albert Rohan shpallet nga Universiteti i Prishtines doktor Honoris Causa. RFE


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika