PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

I denuari per shfrytezim prostitucioni, sillet i prangosur


E Merkure, 25 Nentor 2009

Tirane-Sillet i prangosur nga Athina, 36-vjecari nga Fieri, i cili ishte denuar pasi shfrytezoi nje vajze si prostitute ne Itali. Pas nje bashkepunimi mes Interpol Tirana dhe Athina, ishte bere i mundur arrestimi i Adrian Goxhajt, nje person i kerkuar nga drejtesia shqiptare. Ai eshte sjelle dje rreth ores 15:30 ne aeroportin e Rinasit, per te vuajtur denimin ne Shqiperi. Burimet zyrtare te policise bene te ditur se ne vitin 2003, Adrian Goxhaj, ishte denuar nga gjykata e ketij rrethi me 11 vjet burg, per vepren penale "shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese". Mesohet se Goxhaj, kishte mundur te merrte me vete ne Itali nje vajze me inicialet A.SH, duke i premtuar asaj martese. Vajza e genjyer nga nje jete me e mire qe e priste ne shtetin fqinje, ka pranuar propozimin e Goxhajt. Por pasi ka mberritur ne token italiane, ajo eshte perballur me nje tjeter realitet. Vajza eshte detyruar nga djali qe do te "martohej" me te, te dilte ne rruget e Italise dhe te prostituonte. Per t'ia arritur qellimit, Goxhaj ka perdorur presion dhe dhunen psikologjike. Pas ekstradimit, 36-vjecari Goxhaj iu dorezua autoriteteve te Drejtorise se Burgjeve, per dergimin ne vendin e vuajtjes se denimit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika