 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Deshmia, nje grua shtatzene u perdhunua
E Merkure, 25 Nentor 2009
TIRANE - Nje prej te pandehurve te akuzuar per masakren e ndodhur ne Cerrik, ka treguar momentet sesi ka rrjedhur e gjithe ngjarja. Entel Gashi, gjate marrjes se tij ne pyetje, gjate fazes se hetimeve paraprake nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka treguar pergjegjesit e vrasjes se gardisteve. Nderkohe qe ne nje tjeter procesverbal, si dhe ne seancen e djeshme, i pandehuri ka mohuar te kete pasur dijeni per kete ngjarje. Ne procesverbalin e vitit 2007, i pandehuri shprehej se "diten e ngjarjes takova vellezerit Toska dhe Buzani. Ata me thane se po vinte Garda per te sulmuar qytetin dhe se ne duhet te beheshim gati per t'iu pergjigjur atyre. U nisem me makine per ne qender te qytetit dhe sapo hyme, pame qe shume njerez te armatosur ishin ngjitur mbi tarracat e shtepive. Atje hipem edhe ne, e u beme gati per te pritur gardistet. Vetem pak caste me vone, ne qytet u fut nje tank dhe njeri nga vellezerit Toska qelloi me kundra-tank, duke e djegur ate, nderkohe qe ne vazhdonim te qellonim mbi forcat e Gardes. Pasi zbritem nga tarracat, pame nje makine policie dhe nje njeri te plagosur aty, e ndoqem nga pas dhe e vrame. Bashke me Alban Tosken, vrame dhe dy police te tjere, te cilet ishin te plagosur duke u zvarritur ne toke. Une pashe edhe vellezerit Buzani, qe vrane nje person tjeter". Gjate marrjes se tij ne pyetje nga organi i prokurorise, i pandehuri pretendonte se Meti Bozin, e kishte pare ne qender te qytetit qe po u fliste njerezve, duke i thene qe te mobilizoheshin per te mbrojtur qytetin e tyre. Minuta me pas, Gashi kishte shkuar bashke me vellezerit Toska dhe Buzani ne nje postbllok dhe kishin qendruar aty duke kontrolluar makinat qe hynin ne qytet. "Ndalonim makinat dhe i merrnim leket. Ne nje moment, pame nje fugon te kuq qe i afrohej postbllokut. Aty ishte nje femer shtatzene. E morem dhe e futem ne nje barake qe ishte aty afer dhe Bujar Buzani, bashke me nje nga vellezerit Toska e perdhunuan ate", ka mbyllur deklarimet e dhena perpara organit te akuze si pandehuri Gashi ne vitin 2007. Nderkohe qe me 28 janar te vitit 2008, i pandehuri eshte pyetur serish nga grupi, ne te cilen kishte shpjeguar se diten e ngjarjes kishte takuar Sokol dhe Bujar Buzanin ne nje postbllok, por nuk kishte dijeni per ngjarjen dhe se nuk kishte marre pjese ne te. Gjate seances se djeshme perpara trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, i pandehuri ka deklaruar se ai eshte ndaluar nga policia dhe me pas eshte arrestur per t'u pyetur per trafikun e armeve te qytetit te Gramshit gjate vitit 1997. "Une nuk kam dijeni per masakren e Cerrikut. Une u jam pergjigjur pyetjeve te prokurorise per armet e Gramshit dhe vetem per to kam firmosur. Por ne fund kam mesuar, se une kisha firmosur nje flete ku pershkruhej e gjithe masakra e Cerrikut. Te gjitha pyetjeve qe me bene per trafikun e armeve iu pergjigja negativisht, ndersa firmosa disa flete, per te cilat mora vesh me vone se benin fjale per masakren e Cerrikut", ka deklaruar dje para gjykates i pandehuri.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 23 maj te vitit 1997 ne Cerrik, ku si pasoje e nje sulmi nga persona te armatosur humben jeten 6 gardiste dhe u plagosen 9-te punonjes policie. Te pandehurit qe akuzohen se kane gisht ne kete tragjedi, i kane mohuar akuzat. Vetem nje prej vellezerve Buzani, i penduari Bujar Buzani, ka shpjeguar me detaje ngjarjen duke implikuar pjesen me te madhe te te pandehurve.
Te pandehurit
Te pandehurit e ketij gjykimi jane: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Xhepaxhiu, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata po gjykohen per akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se njehere" dhe "vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se njehere, te mbetur ne tentative".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Pas Bares, te tjera ekstradime VIP"
- Aldo Bare, zbret ne Rinas i lidhur me zinxhire
- "Anulim shitjes se tokes te Tajvani"
- Akuza, 6 vjet burg administratorit te Al Kadi-se
- Ish-bashkiaku, denohet me 4 vjet burg
- Krimet e bujshme te "Bandes se Lushnjes"
- Akuzat ndaj Bares dhe bandes se tij
- Korrupsion dhe vjedhje, pranga 2 policeve
- Me dy kamione te vjedhur, nen hetim biznesmeni
- Vrau per pronesi, vetedorezohet i dyshuari
- Fieri ne alarm, vale plackitjesh
- Grindet me fqinjin, i djeg magazinen e ushqimeve
- Me dy kamione te vjedhur, nen hetim biznesmeni
- Durres/ Ndryshojne deshmine ne gjykate, tre ne pranga
- Korce/ Vdes ne gropen e gelqeres, shkak alkooli
|
|