Deshmia e Cocker: Dino njeri i mire, eshte i pafajshem
E Merkure, 25 Nentor 2009
Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve, te akuzuar per "marredhenie homoseksuale me te mitur", ka vazhduar me pyetjen e deshmitareve. Bernard Cocker, nje financues bamiresie ne vendin tone, ka dhene deklarimet e tij mbi njohjen me njerin prej te pandehurve. "Dino Kristodoulun e njoh me pare, pasi kam punuar me te. Ai eshte njeri shume i mire, te gjithe ne komunitet e donin ate. Une mendoj se ai eshte 100 per qind i pafajshem", ka deklaruar dje deshmitari Cocker. Nderkohe po dje, ka refuzuar te jape deklarimet e tij edhe deshmitari Gay Elsheman, doktor i klinikes "ABC", i denuar nga Gjykata e Tiranes, pasi ka pasur dijeni per abuzimet qe kane ndodhur ne qender. Seanca e radhes eshte shtyre per marrjen ne pyetje te deshmitareve te tjere, te cilet kane dijeni ne lidhje me ate qe ka ndodhur ne qendren "Femijet e tij". Dy te pandehurit e ketij procesi jane Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold. Prokuroria e Tiranes, i akuzon ata se kane abuzuar me te miturit gjate kohes qe kane qene duke drejtuar qendren.