PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Trafiku, shiste vizen e gruas per 2 mije euro


E Merkure, 25 Nentor 2009

Gjirokaster- Ndihmonte femrat duke iu dhene vizen e pasaportes se bashkeshortes, kapet gjate riatdhesimit ne Shqiperi i dyshuari per "trafik klandestinesh". Dritan Hoxhaj, 29-vjec, banues ne fshatin Kasnic te Patosit, u kap ne doganen e Kakavijes mbremjen e se henes. Policia e Gjirokastres e kishte shpallur ne kerkim me 11 nentor te ketij viti, pasi gjykata ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg". Sipas dosjes hetimore te muajit tetor po te ketij viti, Hoxhaj i ka shitur pasaporten me vize te bashkeshortes nje gruaje tjeter kundrejt vleres 2000 euro, por ajo eshte kapur nga agjentet e Zyres se Krimit Ekonomiko-Financiar dhe policia kufitare. Gjate deshmise ne komisariat, ka rrefyer edhe personin qe i kishte ofruar vizen dhe pasaporten, me qellim mberritjen ne Greqi ne menyre ilegale. Hoxhaj ishte larguar me pare ne territorin grek, ku dhe do te priste gruan qe i pagoi eurot per vizen. Pas arrestimit 29-vjecari eshte izoluar ne qelite e paraburgimit.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika