Makina ne flake, shpeton pronari
E Merkure, 25 Nentor 2009
Gjirokaster- Makina ne flake, shpeton pronari. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 07:45 te mengjesit te djeshem, ne vendin e quajtur "Sheshi i Kokones", ne lagjen "Partizani" te Gjirokastres. Automjeti tip "Golf", me traga TR 1141 J, ne pronesi te Azbi A., 58-vjec, eshte perfshire papritur nga flaket, ndersa ishte parkuar para shtepive te banuara. Burime zyrtare thane se me gjithe nderhyrjen e menjehershme te zjarrfikeses, makina u dogj teresisht. Pas rrefimit te vete te demtuarit, eshte zbuluar se shkaku ka qene nje shkendije elektrike e shkaktuar ne kroskotin e mjetit. Pronari ka deshmuar se ne momentin qe kishte ndezur makinen, kishte dale prej saj dhe po pinte duhan, teksa priste qe te ngrohej motori per shkak te te ftohtit. Po brenda disa minutash ai ka vene re tymin dhe me pas flaket nga kroskoti, duke lajmeruar menjehere policine. I demtuari eshte shprehur se nuk ka pasur konflikte dhe se makina eshte djegur aksidentalisht.