Nente gjimnaziste ne sherr, me arme e shkopinj bejsbolli
E Merkure, 25 Nentor 2009
Korce- Zbardhet perleshja masive me arme dhe shkopinj bejsbolli ne qender te qytetit te Korces, qe perfundoi me nje te plagosur. Diten e djeshme blute kane prangosur edhe nje te dyshuar te dyte, por shtate te tjere jane ende ne arrati. Grindja ka pasur per motiv ngacmimin e nje gjimnazisteje ne shkollen e mesme "Raqi Qirinxhi", e cila ishte e dashura e nje prej te rinjve te perfshire ne perleshje. Sipas dinamikes se ngjarjes, Rigels Shalcanji, 19-vjec dhe shoku i tij Erlind Vincani, 21-vjec kane goditur me grushte paraditen e se henes E. J., 17-vjec, nxenes i vitit te trete ne kete shkolle. Rreth ores 11:30, dy te dyshuarit kane takuar E. J., ne qender te qytetit te Korces, brenda nje lokali dhe kane nisur te shahen e grinden perseri. Nje ore me vone, ne vazhdim te ketij konflikti, lidhjet shoqerore te te demtuarit Roland Meto, Donald Deli, Kristi Bode, kane konstatuar perpara bashkise lidhjet shoqerore te Erlind Vincanit dhe Rigels Shalcanjit, te rinjte Emin Lipo, Amarildo Zere, e Naumand Cici, 19-vjecare, duke i goditur me shkopinj bejsbolli e grushte. Madje nuk jane mjaftuar me kaq, por te dyshuarit kane nxjerre pistoletat duke qelluar ne drejtim te Emin Lipos dhe Amarildo Zeres, pa iu shkaktuar plage. Me tej ata jane arratisur nga vendngjarja, se bashku me disa te grupit tjeter. Policia tha se ka ndaluar Kristi Boden dhe Roland Meton dhe ndaj tyre jane ngritur akuzat e "vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim, e mbetur ne tentative" dhe "mbajtje te armeve dhe municionit pa leje".