PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

Gjykata e liron, masakron vellane


E Merkure, 25 Nentor 2009

LAC- Sherri per vjedhjet mes dy vellezerve, perfundon ne perleshje te pergjakshme me thika, prej te cileve njeri ka humbur jeten ne spital, kurse tjetri mbeti i plagosur. Autori i dyshuar eshte nje person i identifikuar si i semure mendor, qe ne vitin 2004 ka plagosur rende nje polic te komisariatit dhe ka rrezikuar disa te tjere, po qe per arsye te shendetit mendor u lirua cuditerisht nga gjykata. Kurse viktima eshte nje person qe nuk njihet per probleme ne Kurbin dhe sipas hetimeve, eshte perpjekur te ndaloje te vellane qe te vazhdonte serine e vjedhjeve te nisura prej dates 9 nentor te ketij viti, kur ishte liruar nga gjykata si i semure mendor.

Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te dites se djeshme, kur Arben Gjoni 27-vjec, perfundoi ne spital me disa plage thike te renda ne trup dhe koke, qe i shkaktuan vdekjen pak minuta me pas. Autori i dyshuar eshte vellai i te ndjerit, Paulin Gjoni 25-vjec, i cili u arrestua nga blute. Sherri ndodhi ne banesen e familjes Gjoni ne qytetin e Lacit, duke terrorizuar banoret e lagjes dhe familjen.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policise se Lezhes, viktima Arben Gjoni ka tentuar te ndaloje te vellane e tij Paulin Gjoni, me precedente te meparshem penale, te kryeje nje vjedhje ne qytet. Keshtu dy vellezerit kane nisur te konfliktohen me njeri-tjetrin, derisa Paulin Gjoni ka goditur vellane Arbenin, disa here me thike. Ky i fundit nuk ka mundur te mbrohet dhe ka rene ne toke, ndersa mesohet se gjate perleshjes edhe i dyshuari ka marre plage. Por duke perfituar nga situata e krijuar dhe hemorragjia e te vellait, Paulini ka nisur ta godase serish Arbenin, i cili ka mbetur i plagosur rende. Menjehere ai eshte derguar ne Spitalin Ushtarak nga te afermit, por nuk ka mundur t'u mbijetoje plageve te marra ne pjesen e kokes dhe per pasoje ka humbur jeten.

Ne hetimet e kryera, grupi i agjenteve dhe prokuroreve te Kurbinit ka arritur ne perfundimin, se vrasja eshte kryer me dashje. Sipas policise, autori ishte denuar me 14 vjet burg per "tentative vrasje te punonjesve te policise" ne vitin 2004, por ishte liruar nga Krimet e Renda me daten 9 te ketij muaji, pasi rezultonte me probleme psikike dhe dje ka tentuar t'i rikthehet vjedhjeve ne qytet. Burimet nga policia bene te ditur gjithashtu se qe prej dites kur eshte liruar, 25-vjecari Paulin Gjoni ishte autor i disa vjedhjeve ne zone. Te afermit i thane policise ne deshmite e tyre, se degjuan sherrin mes vellezerve por nuk kane menduar se do te arrinte deri ne vrasje, kurse shkak ka qene pikerisht perpjekja e te ndjerit per te ndaluar krimet e vellait.

Precedentet e Paulin Gjonit ne 2004

Paulin Gjoni do te perfshihej ne listat e Policise se Shtetit qe prej vitit 2004, kur pas nje sherri banal ne qytetin e Lacit, ai ka tentuar te vrase nje tjeter person, por ka deshtuar. Ngjarja ka ndodhur me 6 janar te vitit 2004, atehere Gjoni ishte vetem 20 vjec. Sipas komunikates zyrtare te Policise se Lezhes te bere gjate ketij muaji, akuza qe rendonte mbi te ishte "vrasje e mbetur ne tentative". Por mesohet se gjate operacionit per arrestimin e tij me 18 janar po te ketij viti, Gjoni ka sulmuar edhe forcat e policise, duke plagosur nje prej tyre ne aksion. Atij iu vune prangat dhe shtuan akuzat, kurse gjykata e denoi me 14 vjet burg dhe me 9 nentor, u lirua si i semure mendor pas 5 vitesh izolim.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika