PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Olldashi: Dhunes, pergjigje me ligj


E Merkure, 25 Nentor 2009

Edi Rama, do te perballet me ligjin ne rast se do te imponoje force. Keshtu reagoi dje nga qyteti i Fierit, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi. Sipas tij, ne rast se opozita do te vijoje me ultimatume, me kercenime dhe nese do te imponoje force, edhe mazhoranca do te perdore forcen e ligjit. "Ajo qe po ben Edi Rama, nuk eshte politike, eshte vagabondazh dhe ky njeri nuk eshte me nje lider por eshte nje rrugac. Askush nuk mund t'i imponohet nje pushteti demokratik si ai qe kemi ne sot, askush nuk do te lejohet. Ne kemi nje force te pakrahasueshme perballe Edi Rames, nje force te pathyeshme dhe te pa rezistueshme dhe kjo eshte forca e ligjit",-tha Olldashi dje, gjate nje takimi me strukturat e Partise Demokratike ne Fier. Sipas tij, ligji nuk mund te shkelet per tekat e Rames. Kreu socialist sipas Olldashit, mund te mbaje peng Grupin parlamentar te Partise Socialiste, por jo zbatimin e ligjit. Ne keto kushte, Olldashi i kujtoi Rames, se ligji do te zbatohet ndaj deputeteve socialiste, sapo te mbushet afati ligjor i pritjes se ardhjes se deputeteve ne Kuvend, qe ne rregullore dhe Kushtetute, eshte percaktuar jo me shume se gjashte muaj. "Sigurisht qe ne do te donim qe deputetet e Partise Socialiste te vinin ne Kuvend, por ne qofte se i gjithe grupi parlamentar i sotem i PS ka vendosur te mbetet peng i interesave te Rames, mbi ta do te veproje ligji, gje qe do te thote se ne perfundimin e 6 muajve kushtetues per marrjen e mandatit, ligji do te veproje mbi ta", theksoi ministri. Reagimi i Olldashit, vjen pas apeleve dhe ultimatumeve te vazhdueshme te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, se opozita dhe kreret e pushtetit lokal, do te vijojne bojkotin dhe protestat pas dates 5 dhjetor, nese deri ne kete date qeveria nuk do te plotesoje kushtet e tyre, hapjen e kutive te votimit. Prej rreth tre muajsh, deputetet e selise roze, te zgjedhur ne 28 qershor, nuk marrin pjese ne asnje aktivitet parlamentar. Ata kane bojkotuar jo vetem seancat plenare, por edhe punimet e komisioneve parlamentare. Arsyeja kryesore, eshte mosnjohja e rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit, qe sipas opozites nuk eshte e sakte. Per kete motiv, ata kerkojne hapjen e kutive te votimit, si e vetmja mundesi per te bere transparence. Ne baze te Kushtetutes se vendit, deputeti humb mandatin e tij, nder te tjera, edhe per mos shkelje ne Kuvend per nje periudhe gjashte mujore. R. Rapushi






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika