PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Ultimatumeve te opozites, do t'ju pergjigjem me investime"


E Merkure, 25 Nentor 2009

Kryeministri Berisha i ftoi dje te gjithe qytetaret e Gurrezit, Kurbinit, Fushe-Milotit, Lezhes dhe te mbare Shqiperise qe me daten 8 dhjetor te vijne per te festuar ne Tirane, diten e idealit te tyre evropian. Kete thirrje kryeministri e beri dje, gjate perurimit pasditen e djeshme te perfundimin e rikonstruksionit e rruges Fushe Milot-Gurrez, ne rrethin e Kurbinit, investim i buxhetit te shtetit me vlere 100 milion leke. Berisha deklaroi se ultimatumeve te opozites per hapjen e kutive, qeveria kishte vendosur t'i pergjigjej me shkolla te reja per femijet, me heqjen e vizave per te gjithe qytetaret shqiptare dhe garancine se cdo qytetar shqiptare eshte i lire te protestoj ne cdo cep te vendit. "Ju garantoj ju, se aleanca punisto-mafioze do te marre pergjigjen me te merituar ligjore. Dhe nje dite ultimatumin e tyre do ta gjejne si te dhjetat e aleances se tyre", theksoi Berisha. Kryeministri deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit ne vend, ishin zgjedhjet me te mira qe jane zhvilluar ndonjehere dhe jane te certifikuar nga nderkombetaret.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika