Gjata: Hapja e kutive, tirani parlamentare
E Merkure, 25 Nentor 2009
Ndermarrja e nje nisme ligjore nga ana e Parlamentit si dhe ngritja e nje komisioni te posacem hetimor per hapjen e kutive te votimit, nje kusht ky i vene nga opozita cenon rende dispozitat Kushtetuese dhe vendimin e formes se prere te marre nga Kolegji Zgjedhor. I ketij mendimi eshte juristi Clirim Gjata, njeheresh ish-kreu i KQZ, i cili shpjegoi dje se nje vendim i tille del jashte juridiksionit te Kuvendit, ne shkelje flagrante me ligjin, qe mund te krijoje perplasje mes gjyqesorit dhe legjislativit. "S'mundet Parlamenti te marre ne shqyrtim kompetenca te institucioneve te tjera, pasi shkelet dispozita mbi ndarjen e pushteteve. Ceshtjet zgjedhore i jane lene me ligj KQZ dhe trupes gjyqesore te kolegjit. Ketu s'mund te nderhyje Parlamenti dhe te thote qe po e bej une kete pune, pavaresisht nga arsyet qe kerkohet", deklaroi Gjata. Sipas tij, nje komision hetimor mund te thote qe KQZ pse s'ka bere zgjedhje, apo ka shkelur afatet. Duke vijuar me tej, ish-kreu i KQZ thekson se ajo qe thone se s'duam te ndryshojme rezultatin, por thjesht te rinumerojme votat, ate duhet ta kishin parashikuar perpara me ligj. "S'mund te dalesh sot dhe te thuash qe e duam sepse e ka edhe Anglia. Ti ke mundesi qe si subjekt politik t'i shohesh rezultatet por jo t'i rinumerosh votat. Ne qofte se do t'ia japesh kete te drejte qytetareve ne te ardhmen, mirato nje ligj por kete qe kerkon se ka asnje vend", u shpreh ai. Per Gjaten, krijimi i nje precedenti te tille qe mund t'i hape rruge marrjes se kompetencave te gjyqesorit, nga ana e legjislativit do te thote qe Parlamenti te denoje apo te fale nje te burgosur, ndonese organi i ngarkuar me ligj per ta bere nje gje te tille eshte gjykata.