"Sindikaliste, te bashkohemi per demokracine"
E Merkure, 25 Nentor 2009
Kryetari i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama, per here te pare ka deklaruar se kriza ekonomike nuk ka prekur Shqiperine. Deklarata e tij u be gjate fjales se mbajtur paraditen e djeshme ne Kongresin e IV-rt te Konfederatave e Sindikatave te Shqiperise. "Eshte vetem pjeserisht e vertete qe Shqiperia nuk u prek shume nga kriza globale ne fazen kulmore te saj, kryesisht per shkak te pozicionit tone me shume se sa periferik ne harten e zhvillimeve ekonomike e financiare globale", deklaroi Rama. Por, vijoi ai, eshte plotesisht e vertete qe mohimi kokeforte i efekteve te krizes, te cilat gjithsesi paralajmeronin kohe te veshtira perpara, si edhe mungesa fatale e largpamesise lidhur me krizen qe me patjeter do te mberrinte edhe ne Shqiperine periferike, na ka sjelle sot ne nje situate perdite e me dramatike. Sipas tij, mungesa kronike e prodhimit dhe deficiti i larte tregtar, ngjajne sot edhe me problematike dhe do te ngjajne te tilla cdo dite e me shume ne kete kohe krize qe thellohet. "Dergesat e shqiptareve ne emigracion shenojne renie te vazhdueshme. Investimet te huaja direkte nuk ka dhe financimi i huaj do te mungoje ende te pakten per disa vite. Per fat te keq shoqeria disponon te dhena publike pergjithesisht te falsifikuara, me qellim, nga pushteti i interesave vetjake qe kane asgjesuar vijimesisht interesin publik", vijoi me tej kryesocialisti. Sipas tij, qeveria po vonon te publikoje te dhenat e tetorit, gje qe s'ka si te mos lidhet me rendimin e gjendjes dhe me konfuzionin e pushtetit perballe krizes. Ai nenvizoi se ne 6 muajt e pare te vitit, tregtia me pakice ka pesuar renie te ndjeshme ne raport me nje vit me pare. Gjate fjalimit te tij, kryetari i PS, deklaroi se ka ardhur ora te bashkohen zerat per te shpetuar demokracine, shtetin e se drejtes, ekonomine shqiptare, nga kercenimi i nje krize shume te rende.
Protesta e opozites
Reagimi