PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 7 ) Shiko komentet

Kryesocialisti: Te vendosur per te vazhduar levizjen e re popullore


E Merkure, 25 Nentor 2009

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi se protestat do te jene te pandalshme ne te gjithe Shqiperine, nese kryeministri Berisha nuk do te shfrytezoje kohen qe i eshte dhene nga socialistet per hapjen e kutive te votimit. "Grupi u mblodh dhe diskutoi ne nje kohezion te plote e me nje vendosmeri me te madhe se asnjehere, per te vazhduar te udheheqe levizjen e re popullore, e cila do te shkoje duke u zgjeruar, duke perfshire gjithe Shqiperine me protesta te pandalshme, ne qofte se Sali Berisha nuk do ta shfrytezoje kohen qe i kemi dhene, per te reflektuar ne funksion te forces se arsyes e jo te arsyes se forces", deklaroi dje pas mbledhjes se Grupit parlamentar Socialist, Edi Rama.

Deputetet e PS te cilet njihen si themeluesit e Levizjes per Mendimin Ndryshe, nuk ishin te gjithe te pranishem ne mbledhjen e grupit socialist. I vetmi i cili ishte per pak kohe brenda mbledhjes, Arben Malaj, mesohet se nuk ka folur dhe eshte larguar para mbarimit te saj.




Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika