KE: Shqiperia, ecuri pozitive per vizat dhe BE
E Merkure, 25 Nentor 2009
Shqiperia po ecen shume mire per sa i perket plotesimit te kritereve per liberalizimin e vizave. Ky ishte qendrimi qe shprehu dje Drejtori i Pergjithshme i Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel gjate nje takimi me kryeministrin Berisha. Per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave, zyrtari i larte evropian, deklaroi se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, reformat ekonomike, perfundimi i reformes se pronesise, forcimi dhe konsolidimi i metejshem i kapaciteteve administrative, mbeten prioritet paresore per KE-ne. Ne kete kuader Berisha dhe Mirel shprehen angazhimin e perbashket te Komisionit Evropian dhe qeverise shqiptare, per te bashkepunuar ngushtesisht se bashku ne periudhen ne vijim, per te realizuar te gjitha standardet e kriteret e kerkuara ne kete kontekst. Nga ana tjeter, Mirel theksoi se ekziston nje ndjenje e pergjithshme ne Komisionin Evropian, qe eshte detyre fisnike te ndihmojme Shqiperine per t'u anetaresuar sa me shpejte ne BE. Ne kete kuader ai vleresoi dhe pershendeti arritjet e qeverise shqiptare per sa i perket procesit te marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE. Kryeministri Berisha e falenderoi Mirel dhe KE-ne per mbeshtetjen, ndihmen dhe inkurajimin e jashtezakonshem qe i kane dhene ne menyre te vazhdueshme Shqiperise dhe qeverise shqiptare, ne projektin madhor kombetar, integrimin e shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si dhe ne procesin e liberalizimit te vizave.
Inaugurimi
Kryeministri Berisha mori pjese dje pasdite, ne ceremonine e inaugurimit te Qendres se Informacionit te Bashkimit Evropian. Ne kete ceremoni merrnin pjese ministra te kabinetit, kryeparlamentarja Topalli, si dhe ambasadori i KE-se ne Shqiperi, Helmut Lohan.