PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Italia, mbeshtetje Shqiperise per integrimin e vizat


E Merkure, 25 Nentor 2009

Shqiperia dhe Italia lancojne se shpejti, partneritetin strategjik mes dy vendeve

Italia, mbeshtetje te plote qeverise shqiptare dhe Shqiperise, per hapat e metejshme per integrim ne Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha priti dje, drejtorin e Drejtorise se Pergjithshme per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise, ambasadorin Mario Bova, i cili shoqerohej nga ambasadori italian ne Tirane, Saba D'Elia. Pasi e falenderoi per mikpritjen, ambasadori Bova i transmetoi kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta nga kryeministri Berluskoni, dhe te shume miqve te tjere te Shqiperise ne qeverine dhe institucionet italiane. Kreu i qeverise shqiptare, i shprehu mirenjohjen e thelle per ndihmen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe Italia fqinje dhe mike i ka dhene Shqiperise, gjate gjithe kesaj periudhe. Ambasadori Bova vleresoi ndryshimet e jashtezakonshme qe kane ndodhur ne Shqiperi vitet e fundit dhe e uroi kryeministrin Berisha per arritjet madhore, per sa i perket pranimit te kerkeses se Shqiperise, per statusin e vendit kandidat ne BE, realizimin e veprave te medha infrastrukturore, si edhe te reformave te tjera qe po e shnderrojne cdo dite e me shume Shqiperine dhe imazhin e saj ne bote. Ne takim, u diskutua nisma e fundit e te dy qeverive, per pergatitjen e partneritetit strategjik midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Italise, qe parashikon ngritjen ne nje stad te ri, me te larte e me te konsoliduar te marredhenieve te ngushta e te shkelqyera midis dy vendeve dhe dy qeverive, si dhe bashkepunimit shume dimensional midis dy vendeve. Partneriteti strategjik, i cili pritet te lancohet nga dy kryeministrat Berisha dhe Berluskoni ne fillim te vitit 2010, perfshin organizimin e samiteve te niveleve me te larta politike ne menyre te perhershme e periodike, forumeve ekonomike, eventeve kulturore dhe artistike, te mbeshtetura nga nje kuader edhe me i gjere dhe i sofistikuar ligjor e institucional, i cili do t'i sherbeje forcimit te metejshem te miqesise dhe lidhjeve te ngushta ndermjet dy vendeve dhe popujve tane, si dhe do te zgjeroje dhe thelloje bashkepunimin dypalesh ekonomik, tregtar, ne fushen e turizmit, mbrojtjes se mjedisit, kultures, ne fushen e mbrojtjes etj., ne te mire te progresit, zhvillimit te metejshem ekonomik dhe prosperitetit te te dy vendeve, si dhe do te jape nje kontribut shtese ne pershpejtimin e hapave te metejshem te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu, partneriteti strategjik merr parasysh angazhimin e te dy vendeve per te intensifikuar kontributin e tyre ne te gjitha nismat me karakter rajonal. Ne kete kontekst, kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Italia i ka dhene ne vazhdimesi perpjekjeve te Shqiperise per integrim sa me te shpejte ne BE, duke theksuar se vendi fqinj dhe mik, Italia dhe qeveria italiane, jane deshmuar avokatet me te shkelqyer te aspirates se shqiptareve per rikthim te shpejte ne familjen evropiane. Ne takim u shpreh edhe nje here interesi i madh i te dy vendeve, per projektin e rendesishem infrastrukturor te Korridorit 8-te, i cili do te sillte nje kontribut te ri ne zhvillimin ekonomik, ne rritjen e shkembimeve tregtare e te gjithanshme ndermjet vendeve te rajonit, si dhe do te forconte miqesine dhe bashkepunimin ndermjet popujve te ketyre vendeve. A.G




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika