Te perndjekurit: Pa leke 22 mije vete
E Merkure, 25 Nentor 2009
Rozeta Rapushi
Ish te perndjekurit politike protestojne, pasi sipas tyre, ne nje vit te tere vetem 3 mije vete u demshperblyen, 22 mije te tjere nuk kane marre asnje qindarke. Kryetari i Shoqates se ish te perndjekurve politike, Kurt Kola, reagoi menjehere dje pas deklaratave te ministrit te Drejtesise, Bujar Nishani, i cili tha se brenda ketij viti do te publikohet lista e 1.500 ish te denuarve politike, qe do te perfitojne nga demshperblimi. "Nuk behet fjale per 1.000 apo 1.500 persona. Jane rreth 25.000 dosje qe presin te marrin demshperblimin, aq sa u takon per nje vit. Nga keta, vetem 3000 kane marre, po pjesa tjeter?. Kane mbetur stok",-tha Kola per gazeten "Koha Jone". Sipas tij, ndonese jane miratuar rreth 90 per qind e dosjeve te depozituara, nuk duket asnje drite ne horizont se te gjithe do te mund te marrin para si demshperblim brenda ketij viti, ashtu sic e percakton ligji. "Ceshtja e demshperblimit te te pushkatuarve me gjyq, apo e atyre te pushkatuar pa gjyq, akoma me keq te internuarit, kane ende probleme, pasi per keto kategori, nuk kane dale ende aktet nen ligjore te ligjit", vijoi Kola. Sipas tij, ashtu sic ka bere per dy vite me radhe qeveria, do te vijoje te mos jape asnje qindarke per ish te perndjekurit politike. "Me keto hapa qe po ecet, deri ne perfundim te zbatimit te ligjit, vetem 20% e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, do te mund te demshperblehen", theksoi Kola. Ai kritikoi gjithashtu edhe faktin qe Ministria e Drejtesise, ka kthyer mbrapsht jo pak por 10.000 dosje te dorezuara nga ish te denuarit politike apo familjaret e tyre, qe sipas ketij institucioni, u dorezuan pas afatit te percaktuar. Edhe kete here, ish te perndjekurit politike, vijuan ankesat per padrejtesite qe sipas tyre, po i behen serish duke mos u zbatuar ligji. Ata nuk shprehen aspak optimiste as edhe me rritjen e fondeve ne buxhetin e shtetit per demshperblimin e tyre per vitin e ardhshem. Sipas Koles, kjo nuk ndryshon asgje.
Lista e 500 te perndjekurve qe do marrin shperblim, sot
Vetem dy dite me pare, ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, tha para Komisionit parlamentar te Ligjeve, se brenda ketij viti do te demshperblehen edhe 1.500 te perndjekur politike. Me konkretisht, sipas Nishanit, sot do te behet publike nje liste prej 500 personash, te cilet do te perfitojne demshperblim. Nderkohe qe numri do te rritet edhe me 1.000 te tjere, qe do te demshperblehen deri ne fund te ketij viti. Sipas Ministrit, duke filluar nga viti 2006, ne buxhetin e shtetit ka pasur nje rritje konstante per demshperblimin e ish te perndjekurve politike prej 100 milione lekesh per cdo vit. Nga negocimet me Ministrine e Financave, u arrit ne konkluzionin sipas tij, qe fondi per ish te perndjekurit politike, do te rritet gjate vitit 2010 dhe nje gje e tille me projekt buxhetin e ri te shtetit, po realizohet sipas ministrit Nishani. Ai u shpreh teper optimist per realizimin sa me te shpejte, te demshperblimit te ish te denuarve politike ne baze te ligjit ne fuqi.