MTKRS anetaresohet ne Federaten Nderkombetare te Agjencive te Kultures
E Merkure, 25 Nentor 2009
Institucioni global qe eshte krijuar ne vitin 2000, ka si objektiv qe institucionet e antaresuara ne te te kene me shume peshe ne kulturen e shekullit te 21-te
Federata Nderkombetare e Agjencive te Kultures dhe Keshilluesve te Artit (IFACA), ka pranuar si anetare te saj Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise. Institucioni kulturor beri dje me dije se ky event eshte shenuar ne daten 9 nentor, ndersa lajmi per kete anetaresim erdhi fill pas pjesemarrjes si delegate ne Samitin e Katert Boteror te Arteve dhe Kultures, te mbajtur ne Afriken e Jugut, me 21 Shtator 2009, te perfaqesuesve te MTKRS-se, shefit te Kabinetit te ketij institucioni, njekohesiht edhe kompozitor, Flamur Shehu dhe Drejtoreshes se Rinise ne kete dikaster, Migena Reci. Gjate pjesemarrjes se tyre ne Samit, Flamur Shehu dhe Migena Reci, te cilet perfaqesuan Shqiperine, mundesuan kontakte te rendesishme bashkepunimi, te cilat do t'i sherbejne artit dhe kultures shqiptare ne vazhdim.
IFACA eshte nje netuork global i keshillave te artit dhe ministrive te kultures nga e gjithe bota. Ky institucion global qe eshte krijuar ne vitin 2000 ka si objektiv qe institucionet e antaresuara ne te te kene me shume peshe ne kulturen e shekullit te 21-te, permes forcimit te kapacitetit te artit dhe agjencive kulturore kombetare per t'u ndeshur me sfidat dhe shanset e globalizimit dhe ndryshimeve teknologjike. Kjo sipas tyre mund te arrihet nepermjet permiresimit te aksesit te njohjes rreth praktikave me te mira ne mbeshtetjen publike per artin dhe kulturen, permiresimin e menaxhimit, si dhe shkembimin e pervojave dhe ideve ne kete fushe. Nxitja e projekteve bashkepunuese ne rang global dhe vetedija e promovimit, eshte nje pjese e rolit te kesaj federate, qe kerkon ne te njejten kohe te inkurajoje dhe mbeshtese praktikat artistike dhe diversitetin kulturor; promovimin e talenteve, krijuesve dhe vleres se krijimtarise ne komunitet. Po keshtu, stimulimi i dialogut dhe debatit ne ceshtjet multilaterale, eshte nje tjeter aspekt i aktivitetit. IFACA eshte nje organizate qe ofron mbeshtetje publike per artet, ne rang nderkombetar dhe kombetar. Deri tani, kjo organizate ka sigurur bashkepunimin e donatoreve te fuqishem ne art dhe kulture, si National Endowment For Arts, British Council, Commonwealth Foundation, Rockfeller Foundation, Asia- Europe Foundation, etj.