 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Edi Rama garanton deputetet: Nuk do t'u digjet mandati
Denis Dedej
E Merkure, 25 Nentor 2009
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka qetesuar mesditen e djeshme deputetet e Grupit parlamentar Socialist, duke i siguruar se mandatet e tyre nuk do te digjen. Burime brenda mbledhjes se Grupit parlamentar Socialist deklaruan per "Koha Jone", se deklarata e kryesocialistit erdhi pas kerkesave te disa deputeteve, qe te sigurohet mandati i tyre dhe te mos digjet. Ndersa gjate mbledhjes jane hedhur edhe hipoteza te ndryshme qe te shkohet ne Parlament, sa per te marre mandatin dhe me pas bojkoti te vazhdoje. Por nuk ka qene i ketij mendimi lideri Rama, duke siguruar se nuk do te lejoje qe mandatet e fituara nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te neperkemben. Ne mbledhjen qe zgjati per me shume se dy ore, teme e diskutimit ka qene edhe vija politike qe do te ndiqet nga socialistet pas skadimit te ultimatumit te vendosur ndaj kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, per hapjen e kutive. Gjate diskutimeve ka pasur mendimeve ndryshe, qe nga protesta e deri ne mosbindje civile, por asnje forme e levizjes qe do te ndiqet nuk eshte vendosur. Burime brenda takimit thone se eshte vendosur qe te kete nje mbledhje tjeter me date 3 dhjetor, qe perkon edhe me skadimin e ultimatumit, kohe ne te cilen edhe Grupit parlamentar Socialist do te vendose se cfare do te ndodhe me rrugen e tyre politike qe do te ndjekin. Nga ana tjeter, mesohet se lideri i socialisteve u ka kerkuar deputeteve socialiste, qe t'i qendrojne prane elektoratit edhe gjate festave te nentorit si dhe festave fetare. Ndersa pas mbledhjes se grupit, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu vendimin e marre ne mbledhje se nuk do te kthehen nga rruga e tyre per hapjen e kutive. "Le t'i leme keto dite te festave te medha kombetare e fetare te kalojne, duke uruar qe njeriu qe mban peng pushtetin e popullit, pa i dhene popullit te drejten qe te shohe votat nga ka dale Parlamenti dhe qeveria, do te therrase arsyen ne ndihme e nuk do te ndihmoje ne precipitim e ngjarjeve dhe ne rendimin e rrethanave. Ne jemi te vendosur", deklaroi Rama. Ai theksoi se i "qendron me force ne emer te atyre 100 mije qytetareve qe erdhen ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", po dhe atyre miliona te tjereve qe i ndjekin bindjen, se nese Sali Berisha nuk hap kutite duhet te ike se bashku me kutite". Deputetet socialiste jane porositur gjithashtu qe te zbresin ne baze dhe te kene komunikim te vazhdueshem me elektoratin per t'u komunikuar atyre qendrimet e socialisteve dhe domosdoshmerine e hapjeve te kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Nje tjeter teme e diskutuar brenda grupit parlamentar socialist kishte te bente me strukturimin e grupit parlamentar socialist. Ne vijim te mbledhjes eshte propozuar nga deputeti i selise roze, Ilir Gjoni, qe te ngrihen komisione ne Partine Socialiste njelloj si komisionet parlamentare. Nje kerkese e tille eshte mirepritur nga grupit parlamentar socialist dhe nga lidershipi socialist, te cilet vendosen unanimisht krijimin e ketyre komisioneve. Keto komisione paralele do te sherbejne per monitorimin e ligjeve te cilave po kalojne ne parlamentin e Shqiperise dhe qe po diskutohen ne komisionet e Kryesise se Kuvendit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Rama: Berisha, pse me sulmon familjen
- Berisha: Pse refuzoj ultimatumet e Rames
- Senatoret ceke: Qeveria legjitime, opozita ne Kuvend
- PE, shuplake Rames: Kthe PS ne Parlament, leri fjalet
- Rama: Berisha, hapim bashke kutite
- Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend
- Bumci: Edi Rama, i implikuar ne "Banden e "Lushnjes"
- Makinat, Kushtetuesja pezullon ligjin
- Presidenti i SHBA, Barak Obama, uron shqiptaret per Festen e Pavaresise
- PE, rezolute per t'i dhene fund bojkotit ne Kuvend
- "Vizat, te pershpejtohet procesi me Shqiperine"
- Berisha-Mirel: Reforma, pavaresisht afatit dhe kostos
- "Reforme ne drejtesi dhe pronesi"
- Bregu: "Organizimi per pergjigjet e Pyetesorit"
- "Kosova e pavarur, realitet qe duhet pranuar"
|
|