PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 6 ) Shiko komentet

Basha: Vizat, Shqiperia ka permbushur kriteret


E Merkure, 25 Nentor 2009

Ministrit i Brendshem, Lulzim Basha, i ftuar mbremjen e djeshme ne studion e lajmeve te televizionit "Klan" deklaroi se sot Shqiperia ka permbushur plotesisht pjesen derrmuese te kritereve dhe ajo cfare ka mbetur eshte jodomethenese, e do te permbushet ne hark kohor javor dhe jo mujor. "Ne momentin qe Komisioni Evropian zbarkon misionin e inspektimit ne Shqiperi, do te gjeje se kriteret jane jo vetem te permbushura ne te njejten mase sic jane permbushur nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, por jane permbushur ne disa aspekte me nje cilesi te admirueshme edhe nga keto tre vende, madje edhe superiore nga disa vende anetare te zones "Shengen" te BE-se", deklaroi Basha. Ai iu referuar dy blloqeve kryesore, qe jane siguria e dokumenteve dhe sigurimi i kufijve. Sipas tij, numri i pasaportave ka arritur ne 275 mije, qe do te thote se brenda fundit te vitit do te kemi afro 320 mije dhe brenda marsit mbi 600 mije pasaporta biometrike, me shume se ka cdo vend tjeter qe ka perfituar apo perfiton seshpejti nga procesi i liberalizimit te vizave. Per sa i perket kufijve, ministri i Brendshem beri te ditur se jane instaluar qe prej fundit te tetorit te gjithe sistemet e nevojshem ne kufi, jane bere trajnimet e personelit dhe ka komunikime te drejtperdrejta me te gjithe institucionet nderkombetare, duke perfshire dhe interpolin. I pyetur per deklaraten e opozites se do t'i hape me force kutite, deputeti demokrat deklaroi se kush guxon te coje ne mendje perdorimin e dhunes kunder institucioneve shteterore, do te perballet me pergjigjen me te hekurt ligjore. Sipas tij, strukturat e sigurise shqiptare, Policia e Shtetit, strukturat e ketij vendi anetar te NATO-s, do t'i japin nje pergjigje te tille, qe nuk e ka imagjinuar. "Prandaj eshte mire qe te hiqet dore nga kjo gjuhe, sidoqofte Ministria e Brendshme, policia, kane marre dhe po marrin te gjitha masat, per te shmangur dhe goditur, pa asnje pike hezitimi dhe asnje pike meshire, perzierjen e krimit me politiken, qe verehet ne aktivitetin e fundit te zotit Rama", theksoi Basha


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika