PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Biznesi i naftes: Cmimet e tatimoreve jorealiste


E Marte, 24 Nentor 2009

Cmimi i karburanteve qe Tatimet i referohen grumbullimit te taksave, eshte i pa mbeshtetur ne realitet. Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve ne nje sqarim per publikun dje njoftoi se "punonjesit e Tatimeve kane nxjerre nje cmim mesatar, ku here thone se eshte cmim i investiguar dhe here se eshte nje cmim i INSTAT dhe me kete cmim te fiksuar, te pambeshtetur ne realitetin e tregut, kerkojne te rivleresojne te gjithe veprimtarine e kompanive", thuhet ne reagimin e biznesit te hidrokarbureve. Kohet e fundit tatimoret po ushtrojne kontrolle specifike ndaj tregut te naftes, pasi sipas tyre biznesi i ketij sektori ka raportuar cmime me te uleta, per efekt taksash ne Tatime, se sa ai qe eshte aplikuar me te vertet ne treg. Nga ana tjeter Tatimet kane penalizuar disa here edhe me gjoba, biznesin e pakices se karburanteve per mosperdorim te kasave fiskale. Mirepo Shoqata e Hidrokarbureve, njoftoi dje se shoqerite e karburanteve iu kane krijuar cdo lehtesi, kompanive te ngarkuara per instalimin e pajisjeve fiskale, qe ato te kene mundesi te realizojne kete proces, por, sipas deklarimit te tyre, shoqerite e fiskalizimit nuk arrijne t'i montojne. "Ne menyre paradoksale tatimoret gjobisin dhe mbyllin stacionet e shitjes me pakice te karburanteve", reagon shoqata, "i jemi drejtuar kryeministrit dhe ministrit te Financave dhe kemi kerkuar nderhyrjen e tyre, per te ndaluar rivleresimet antiligjore te tatimoreve si dhe te percaktojne nje kuader ligjor te pershtatshem, per vendosjen e kasave fiskale", sqarohet ne reagimin e shoqerive te karburanteve. Ne ditet qe vijne Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve, ka njoftuar se do te beje publike te gjitha hapat qe do te ndermarrin, ne mbrojtje te lirive ekonomike qe i garanton sistemi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika