Banka, qytetareve: Shpenzoni me kriter
E Marte, 24 Nentor 2009
Blerina Hoxha
Kush kursen dhe shpenzon me kriter, kurrsesi nuk mund te zhyse ekonomine e tij ne krize. Kete keshille ne dukje modeste, por domethenese per zhvillimet aktuale ne te cilat po kalon ekonomia e post krizes, e ka dhene dje guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ne nje takim me komunitetin e biznesit. Duke qendruar te konsumi familjar, Banka e Shqiperise, tha Fullani, fton te gjithe agjentet ekonomike te jene me largpames dhe realiste ne planet e tyre te konsumit dhe te kursimit. "Kjo ftese nuk nenkupton tkurrjen e konsumit dhe as ndryshimin e preferencave per te, por thjesht vendosjen e tij ne kontekstin e planeve afatgjata qe barazojne te ardhurat me shpenzimet ne nivel familjar",-tha guvernatori. Rritja ekonomike e viteve te fundit eshte mbeshtetur fuqishem ne kreditimin e sistemit bankar. "Shtesa e kredise bankare ka dhene nje impuls prej mesatarisht 7 pikesh perqindjeje te PBB-se gjate pese viteve te fundit, duke kontribuar dukshem ne rritjen e konsumit dhe te investimeve ne ekonomi", theksoi Fullani. Sipas tij, rritja e tyre ka krijuar premisat per zgjerimin e bazes prodhuese dhe per rritjen e mireqenies, por ajo ka sjelle edhe cbalancime makro dhe mikroekonomike. Ne nivel makroekonomik, konsumi dhe investimet e larta u shoqeruan me forcim te presioneve inflacioniste, zgjerim te deficitit tregtar dhe te atij te llogarise korente. Keto shenja mbinxehjeje ishin sinjale te qarta se ai nivel konsumi nuk mund te mbahej per shume kohe, duke kerkuar eventualisht marrjen e masave frenuese nga autoriteti monetar. Ndersa ne nivel mikroekonomik, rritja e konsumit ne ekonomi u shoqerua me rritjen e borxheve ne bilancet e bizneseve dhe te familjeve shqiptare, si dhe me mbi-investime ne sektore te caktuar. Te dy keta tregues jane ne nivele krahasimisht te ulet krahasuar me vendet e rajonit apo ato ne nivele te ngjashme zhvillimi, dhe nuk mund te cilesohen si problematike. Megjithate, shkalla e shpejte e rritjes se tyre te krijon idene e nje vizioni afatshkurter nga agjentet ekonomike dhe, ne raste te vecanta, edhe shmangie nga racionialiteti.