"Te perndjekurit, leket deri ne fund te vitit, gati lista"
E Marte, 24 Nentor 2009
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, tha dje se familjaret e te gjithe te pushkatuarve pa gjyq, do te marrin brenda ketij viti, parate qe iu takojne nga demshperblimi. I pranishem ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, per te diskutuar mbi projektbuxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, Nishani tha se parate per kete kategori ish te denuarish politik, do te jepen brenda ketij viti, pra ne muajt e mbetur. Sipas Ministrit, brenda te merkures, do te behet publike lista me rreth 500 ish te denuar politike, qe do te perfitojne demshperblimin. Nderkohe qe sipas tij, deri ne fund te vitit, do te behet publike edhe nje liste prej rreth 1.000 personash, te cilet do te marrin demshperblimin ne baze te ligjit per ish te denuarit politike. Problematike sipas ministrit Nishani, eshte ceshtja e te internuarve, kategori qe sipas ministrit, u mungon baza ligjore per demshperblimin. Sipas Nishanit, duke filluar nga viti 2006 kane nje rritje konstante prej 100 milione lekesh per cdo vit. Nga negocimet me Ministrine e Financave eshte arritur ne konkluzionin se ky fond do te rritet gjate vitit 2010, sikunder u realizua edhe gjate vitit 2009, kur ky fond u rrit me 1miliard e 170 milione leke. Deklaratat e ministrit te Drejtesise, u bene ne te njejten kohe, kur ish te perndjekurit politike po protestonin tek Kryesia e Kuvendit. Te drejtuar nga Adem Allci, te perndjekur politike, me megafone para zyrave te Kuvendit, kerkonin qe te plotesoheshin te drejtat e tyre dhe te zbatohej plotesisht ligji i miratuar nga Kuvendi per demshperblimin. Nderkohe qe gjashte ish te denuar politike, vijojne greven e tyre te urise. Ne ambientet e Institutit te Integrimit, ish te denuarit kane hyre ne diten e 28-te te greves se urise. R. Rapushi