"Toke per punonjesit e fermave"
E Marte, 24 Nentor 2009
Fatjona Mejdini
Kete vit Parlamenti do te votoje nje ligj, i cili do t'i jape ne pronesi toke nje pjese te punonjesve te fermave bujqesore. Ky ishte premtimi qe beri dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se Grupit parlamentar te Partise Demokratike. Sipas tij, me miratimin e kesaj nisme ligjore, do te plotesohet nje premtim elektoral qe ai e kishte bere ne nje sere zonash bregdetare te vendit. "Ligji i premtuar nga ne, per dhenien ne pronesi te nje siperfaqeje te caktuar toke punonjesve te fermave bujqesore do te miratohet. Ne i qendrojme ketij ligji dhe do ta votojme ate. Pavaresisht se nje pjese e ketyre tokave tashme jane troje turistike, une jam i vendosur qe t'i qendroj premtimit elektoral qe kemi bere ne Ksamil, ne Orikum e kudo tjeter. Ndaj, ky ligj eshte pjese e reformes", premtoi Berisha ne mbledhjen e grupit. Sipas tij, ka nje lloj mendimi te ri nga komisioni parlamentar, qe te mund te shihet nje pershkallezim ne dhenien e kesaj toke sipas banoreve, sipas familjes. "Ne parim edhe mund te behet, pasi nje gje eshte nje familje me dy anetare, tjeter gje eshte nje familje me 4-5 anetare", theksoi Berisha ne lidhje me menyren sesi do te hartohej kjo nisme ligjore. Po keshtu, kryeministri paralajmeroi miratimin brenda ketij viti edhe te nje nisme ligjore, e cila do te gjente menyrat per te mos lejuar qe ne vend, te kishte toke te lene djerre. "Ky vend nuk ka toke per te braktisur. Ky eshte vend tokepak. Po te marrim siperfaqen e pergjithshme te tokes, ku kemi 4 milione e ca banore, vihet re se vende te tjera, bullgaret ose kombe te tjera, e kane shume here me te madhe siperfaqen per fryme", theksoi Berisha, duke u ndalur ne rendesine e madhe te perdorimit te tokes. Nga ana tjeter kryeministri theksoi se do te miratohej ne Kuvend edhe nje ligj, i cili do te krijonte kushtet me te mira per investimet e huaja direkte. Ne menyre te perseritur, kreu i ekzekutivit ka theksuar nismat e shumta qe do te merren pergjate ketij mandati, per sa i perket reformes ne pronesi. Pak dite me pare, qeveria miratoi nje projektligj, i cili parashikonte vendosjen e pajisjeve te vecanta ne zonat bregdetare ne menyre qe aty mos te fundosej toka, si pasoje e baticave dhe efekteve negative qe vijne nga ngrohja globale. Kryeministri ka theksuar se rendesi te vecante do perbeje per qeverine ruajtja e tokes, e cila ndodhet ne afersi te lagunave dhe siperfaqeve te uleta bregdetare.