 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Pse kanceri po rremben kaq shume jete ne Shqiperi"
Intervistoi: Sonila Isaku
E Hene, 23 Nentor 2009
INTERVISTA/ Shefi i Sherbimit te Onkologjise ne QSUT flet per "Koha Jone" mbi perhapjen e rasteve te tumoreve
Kanceri eshte bere nje nga "vrasesit" kryesore te shqiptareve sot. Faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundjeje jane te shumte por, problem mbetet diagnostikimi i vone i rasteve. Ne nje interviste per "Koha Jone" shefi i Spitalit Onkologjik, Agim Sallaku shpjegon situaten ne te cilen ndodhet sot ky sherbim, mungesen e aparaturave dhe nje pjese te mire te barnave te cilat sherbejne per kurimin e pacienteve. Po keshtu ai ve theksin ne ndertimin e nje tjeter godine per perballimin e rasteve pasi cdo vit jane 4500 paciente te cilet kerkojne te kurohen nga tumoret. Nderkohe per sa i perket sistemit shendetesor ne vendin tone, sipas Sallakut sherbimet "extra" mund te ofrohen vetem nga privati, kurse shendeti publik te ofroje sherbimet baze per popullsine. Nje tjeter pike e rendesishme qe duhet te zhvillohet, sipas Sallakut, eshte edhe shkembimi i eksperiencave me vendet e zhvilluara.
Perpara pak ditesh ne Turqi eshte organizuar nje takim me mjeke dhe eksperte te politikave shendetesore shteterore te rajonit. Cili ishte thelbi i ketij takimi dhe cfare eshte diskutuar aty?
Qeveria Turke dhe disa shoqata ne datat 13 dhe 14 te ketij muaji kane organizuar nje takim qe u quajt "Konferenca mbi zhvillimin mjekesor ne vendet e Ballkanit dhe Euroazise ku ishin te pranishem 25 shtete, nga gjitha vendet e Ballkanit si dhe nje sere vendesh nga Evropa Qendrore dhe Azia. Koleget turq bene nje prezantim te qarte te situates se kontrollit te kancerit ne Turqi ne aspektin e parandalimit diagnozes dhe trajtimit te kancerit ne kompleksitetin e tij. Gjithashtu u evidentuan dhe situata dhe standardet e kujdesit shendetesor edhe ne patologji te tjera si ne fushen e kardiologjise, ortopedise, neurologjise dhe neurokirurgjise. Nje nga gjerat me te rendesishme qe u diskutua ishte problematika dhe strategjite e menaxhimit global shendetesor ne Turqi. Mendoj se ne keto aspekte, Turqia ka bere hapa te jashtezakonshem, qofte ne infrastrukture, qofte ne pergatitjen e trajnimin e personelit mjekesor ne globalitetin e tij. Situata ishte vertet impresionuese me standarde nga me te lartat per sa i perket kualitetit te kontrollit dhe sigurise ne diagnozen dhe trajtimin e patologjive te ndryshme perfshire edhe kancerin. Mesazhi ishte i qarte: "Ne ofrojme keto standarde, ju mund te mbeshteteni dhe bashkepunoni ne cdo fushe te shendetesise ".
Si ishte situata sa i perket perhapjes se semundjeve tumorale ne Turqi?
Kanceri, edhe ne Turqi eshte si kudo ne bote, ze vendin e dyte per sa i perket incidences dhe vdekshmerise, pas semundjeve kardiovaskulare. Kjo eshte e njejte edhe per vendin tone. Ndersa per sa i perket pjeses tjeter, ishte shume ndryshe. Aty kishte permiresime Mendoj se ata kane bere hapa perpara ne menaxhim dhe politikat shendetesore, ne sigurimet shendetesore dhe ne investime si ne sektorin publik dhe privat. Standarde ne kontrollin global te kancerit ishin ne lartesine e duhur. Ata kane filluar proceset e depistimit masiv te popullates, ne ato patologji qe mund te depistohen dhe te zbulohen ne stade te hershme si p.sh. qafa e mitres, kanceri i gjirit, kanceri i prostates, etj. Njekohesisht shteti turk ka krijuar edhe standarde te larta per sa i perket diagnozes dhe trajtimit multidisiplinar te kesaj patologjie.
Si mund te arrihet kjo cilesi edhe ne vendin tone?
Mendoj se ajo qe duhet te bejme eshte qe krahas investimeve dhe permiresimit te politikave menaxheriale shteterore te cilat kane qene evidente ne vitet e fundit, te forcojme kooperimin dhe bashkepunimin me shtete te fuqishme si Turqia apo te tjere ne rajon, si ne fushen e shkembimit te eksperiencave, te transferimit te teknologjise, ne fushen e trajnim edukimit, etj. Kjo vlen sepse ne jemi nje vend i vogel me burime financiare te kufizuara. Per mendimin tim, duhet te heqim nga mendja ate parulle qe ka ekzistuar "gjithcka me forcat tona". Ne duhet te bazohemi shume ne vleresimin e burimeve tona, pra c'fare ne kemi per tradite dhe mund te bejme ne aspektin mjekesor ne vendin tone. Disa gjera te veshtira per ne, qe duan investime kapitale te rendesishme, qe duan kohe ne formimin e stafit mjekesor, tradite dhe eksperience mund te negociohen me keto vende per investime te tyre ne vendin tone. Ky bashkepunim, te jete me turqit, italiane, greke etj, te cilet te "joshen" edhe me politika fiskale favorizuese per investime ne vendin tone ose te lidhen kontrata mirekuptimi qe pacientet tane te gjejne mundesi per t'u kuruar ne vendet e tyre. Pra duhet te vleresohen shume kapacitetet investuese qe koleget tane na ofrojne. Investimet e tyre ne fushen e shendetesise duhet te mirepriten, ashtu sikurse jane mirepritur, te lirohen nga nje sere problematikash administrative dhe burokratike sidomos kur flitet per sektor private. Mendoj se strukturat private te akredituara mbi bazen e normativave nderkombetare do te jene nje shtyse e fuqishme per zhvillim e sektorit shendetesor ne pergjithesi por edhe per permiresimin e sektorit publik shendetesor ne vendin tone.
Meqenese jemi tek diagnostikimi, ne konferencen e Turqise u raportua se diagnostikimi i vonuar ze vendin e dyte te mortalitetit ne semundjet kanceroze, kurse mjekimi i gabuar vendin e peste. Po ne Shqiperi si eshte situata?
Diagnoza dhe mjekimi i gabuar ende eshte nje problem shqetesues kudo ne bote. Ne vendin tone ka probleme ne trajtim dhe ne diagnoze, kemi probleme ne edukaten e pergjithshme shendetesore, kemi probleme ne zbulimin e hershem te patologjive onkologjike, por kemi mjaft probleme edhe me diagnozen dhe trajtimin adekuat te ketyre pacienteve. Onkologjia eshte nje sektor ku investimet kapitale jane shume te medha, shpeshhere jane problematike edhe per vende te zhvilluara dhe jo me per vendin tone. Kurse ne kemi vetem nje qender onkologjike referente te kontrollit te kancerit per te gjithe Shqiperine dhe per nje pjese te madhe te pacienteve nga Kosova. Eshte e pamundur qe me nje qender te zgjidhet e gjithe problematika. Ndaj eshte bere e domosdoshme sot ne kushtet e rritjes se shpejte dhe progresive te incidences se kancerit qe te ngrihen edhe qendra te tjera ne rrethe te cilat te merren me diagnozen dhe trajtimin e te semureve me tumore.
Sa eshte numri i pacienteve me tumor ne vendin tone?
Cdo vit ne kemi 4 000 deri ne 4 500 raste te reja me kancer, ku pjesen derrmuese per burrat e perbejne kanceri i mushkerive dhe per grate, kanceri i gjirit. Por rritje te medha po shohim per kancerin e qafes se mitres, tumoret e trurit, kancerin dixhestiv, etj.
Cilet jane faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e nje semundjeje tumorale?
Pas viteve '90, stili i jetes se popullsise shqiptare ndryshoi totalisht. Ne tashme kemi makina per te levizur, pra jeta eshte bere shume sedentare. Si kudo ne vendet e tjera obeziteti po behet problem, aktiviteti fizik eshte reduktuar shume, grate nuk lindin me shume femije dhe c'eshte me e rendesishme eshte qe grate martohen dhe lindin me vone ne mosha te avancuara. Po keshtu eshte shtuar konsumi i alkoolit, konsumi i duhanit, eshte rritur ndotja, ka stres. Keto jane disa nga faktoret riskant per zhvillimin tumoreve ne pergjithesi. Pra, jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne menyre globale per rritjen e incidences se kancerit. Keto faktore kane ndikuar qe gjate 15 viteve te fundit te kemi nje rritje 50-60 per qind te rasteve me kancer ne vendin tone.
A ka probleme sot ne Spitalin Onkologjik, te cilat ndikojne ne trajtimin e pacienteve?
Kemi probleme, qe lidhen si me aparaturat, edhe me medikamentet antitumorale. Fondet jane ende te pamjaftueshme. Per sa i perket pajisjeve, kemi, por per te pasur nje zinxhir diagnostikues dhe kurues te mire, nevojiten rezonanca manjetike, akseleratore lineare, skaneri e shume pajisje te tjera. Ne kemi bere hapa cilesore te rendesishem ne 3-4 vitet e fundit, qofte si pasoje e shtimit te fondeve shteterore qofte ne saje te nje bashkepunimi prej shume vitesh me Agjencine Atomike Nderkombetare te Energjise Atomike te Vjenes. Aktualisht kemi instaluar dy aparate kobalti, nje skaner Simulator, plane tredimensionale kompjuterike qe jane shume te rendesishme, nje aparat brakiterapie me doza te larta per trajtimin e kancerit te qafes se mitres. Keto aparatura e kane rritur mjaft perfomancen dhe kualitetin e trajtimit te pacienteve por edhe numrin e tyre. Gjithsesi keto aparatura jane te pamjaftueshme. Ne kemi dy aparate trajtimi me rreze per 3.5 milione banore, pa llogaritur pacientet nga Kosova, nderkohe qe normat minimale nderkombetare jane nje aparat rrezatimi per 500 mije banore.
Profesor, thate qe kemi 4 mije raste te reja cdo vit per te kuruar, sa eshte fondi nevojshem per kurimin e pacienteve? Sa jepet nga MSH dhe si realizohet kurimi i pacienteve?
Fondi i nevojshem per mjekim sigurisht eshte shume i larte pasi jane medikamente qe blihen, aparatura qe duhen te instalohen, pajisje per kirurgjine, pajisje per anatomine patologjike, etj. Megjithese fondet jane rritur ende nuk plotesojme nevojat qe ne kemi per barnat antitumorale. Ne politikat tona te mjekimit me barna jemi perpjekur te mos kemi probleme me linjat e para dhe te dyta te mjekimit. Mjaft medikamente te reja kane kosto me te vertete te larta qe per nje pacient trajtimi mund te kushtoje nga 8 deri ne 20 mije euro ne muaj.
Per shkak te mungesave ne aparatura dhe medikamente, a ka rritje te vdekshmerise?
Mortaliteti ka disa faktore qe lidhet me edukaten shendetesore te vete popullates, me politikat e parandalimit te diagnozes se hershme dhe mjekimit te mire. Tashme dihet qe nese diagnostikimi behet heret, aq me lehte kurohet, aq me me pak kosto mjekohesh. Ndaj duhet punuar per fushata sensibilizuese per ndergjegjesimin e popullates ne mosperdorim duhani, alkool, diagnostikim te heret etj. Ne vazhdojme t'i takojme te semuret tane ne pothuajse 80 per qind te rasteve ne faza te avancuara ku shanset e nje sherimi dhe kurimi definitiv ulen.
Sa eshte numri i vdekshmerise ne vend? Po ashtu, dua t'ju pyes, cilet jane personat me te prekur nga kanceri, si eshte harta e shperndarjes?
Nga 4000-4500 raste te reja qe kemi cdo vit, jane afro 3 mije vdekje nga kanceri. Si ne cdo vend te botes, kanceri haset me shpesh ne zonat urbane kjo ne te gjitha tipet, me perjashtim te kancerit te lekures i cili haset ne zonat rurale. Kjo per shkak te ekspozimit me shume ne diell, te ketyre personave.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- SIDA, 61 raste te reja ne nje vit
- Gripi, shperthen epidemia
- Infektohet me SIDA, humb jeten brenda vitit
- H1N1, 198 te prekur, situata jo alarmante
- Kontraceptivet, informacion ne farmaci per qytetaret
- Nata e Bardhe i jep gjalleri Tiranes
- "Njerez te Humbur", vazhdon misionin edhe ne Kosove
- Flamuj ne cdo dritare te Tiranes dhe Prishtines
- "Nata e Bardhe", feste, vallezime
- Cerdhet, gati rikonstruksioni i 6 prej tyre
- "Feste me te varfrit dhe familjen time"
- Rama feston bajramin me 200 besimtare
- Besimtaret myslimane festojne Bajramin
- OBSH: Shqiptaret te vaksinohen per H1N1
- Vasili: Shendeti publik dhe urgjencat, primare
|
|