PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Mjekesia turke si pervoje per Shqiperine


E Hene, 23 Nentor 2009

Emrat me te njohur ne fushen e mjekesise ne Ballkan dhe me gjere, moren pjese ne nje konference te rendesishme mbi Zhvillimin Mjekesor ne vendet e Ballkanit dhe Euroazise, ku ndodheshin edhe shume eksperte te politikave shendetesore shteterore te rajonit

Emrat me te njohur ne fushen e mjekesise ne Ballkan dhe me gjere, moren pjese ne nje konference te rendesishme ku ndodheshin edhe shume eksperte te politikave shendetesore shteterore te rajonit. Konferenca mbi Zhvillimin Mjekesor ne vendet e Ballkanit dhe Euroazise, ishte iniciuar nga Ministria e Shendetesise turke, nen mbeshtetjen e qeverise se Ankarase, dhe ishte marre persiper nga agjencia Paragon Tour. Ne konference, ishin te pranishem 25 shtete, nga i gjithe Ballkanit, por edhe perfaqesues te vendeve te Evropes Qendrore dhe Azise. Spikaste prania shqiptare ne konference, ndersa dihet se shume qytetare udhetojne shpesh ne drejtim te Turqise per vizita dhe nderhyrje te ndryshme mjekesore. Ndaj nder te ftuarit ishin nga Shqiperia dr. Agim Sallku, drejtor i Onkologjikut, Ylli Dylgjeri nga Ministria e Shendetesise, kurse nga Ministria e Shendetesise se Maqedonise, Bekim Sali, keshilltar i Fondit te Sigurimit Shendetesor.

Nder argumentet ku u ndalen gjeresisht mjeket turq, ishin onkologjia, kardiologjia dhe neurologjia.

Ne rastin e onkologjise, ku diagnostikohen tumoret e ndryshme, mjeket turq qe moren fjalen, evidentuan me se shumti, kujdesin qe duhet bere per te kapur ne kohen e duhur, shfaqjen e gjendrave kanceroze tek pacientet. Ne Turqi, semundjet qe trajtohen nga onkologjia, zene vendin e dyte per sa i perket incidences dhe vdekshmerise pas semundjeve kardiovaskulare. Kjo eshte e njejta situate si dhe per vendin tone.

Ekspertet e fushes, duke u ndalur gjate ne mundesite e parandalimit te kancerit, folen sigurisht edhe per trajtimin e tij te pacientet e prekur. Te pranishmit konsideruan si shqetesues faktin se nder pese arsyet e para te vdekjes se pacienteve neper bote, ishin ato te gabimit njerezor permes diagnostikimit te gabuar nga mjeket, por edhe diagnostikimit me vonese nga vete pacientet ketu u vu ne dukje fakti se Turqia, eshte nje nder oazet e rajonit dhe me gjere, per te marre perkujdesje mjekesore. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se vetem 9 per qind e shtetasve zgjedhin Turqine per nderhyrje mjekesore, per faktin se cmimet jane me te mira se ne vende te tjera te rajonit apo Evropes. Pjesa me e madhe e pacienteve te pyetur, kishin pohuar se sherbimet cilesore dhe profesionale, i nxitnin te zgjidhnin klinikat turke per kurim.

Ne te vertete, sikunder u evidentua edhe ne konference, turizmi mjekesor ne Turqi eshte zhvilluar shume. Sherbimet mjekesore kane marre nje hov te madh, por shume eksperte besojne se kjo ka ardhur jo vetem nga iniciativa private por edhe nga nje mbeshtetje e madhe dhe e vazhdueshme e qeverise. Atje, jane bere hapa perpara ne trajtimin mjekesor dhe menaxhimin e politikave shendetesore. Pa harruar dhe faktin se funksionon realisht sigurimi shendetesor ne sistemin shteteror dhe ate privat, duke qene nje garanci e forte per shtetin dhe individet perfitues te sherbimeve mjekesore.

Kjo situate gjeti paralele me Shqiperine, ku ne menyre te trishte, sherbimet spitalore jane ende ne nivele te keqija. Korrupsioni i ka zhytur nje pjese te madhe te mjekeve ne abuzim te vazhdueshem aq sa shqiptaret nxiten ne menyre te pashmangshme te japin para per cdo lloj sherbimi mjekesor nga nje analize e thjeshte e deri ne operacione te komplikuara.

Shtoji ketu edhe faktin se shume medikamente, por c'eshte me e rendesishmja, pajisje diagnostifikimi, mungojne ne qendrat tona spitalore. Investimi i shtetit eshte gjithmone i pamjaftueshem kurse sektori privat ende eshte ne hapat e pare.

Nga ana tjeter, niveli i sigurimit shendetesor eshte i mjerueshem. Kjo jo vetem nga mosperfshirja e te gjithe shqiptareve te punesuar, ne skemen e sigurimeve, por edhe per faktin se vetem afro 3 per qind e shumes totale mujore qe depozitohet per sigurime nga punedhenesit e punemarresit. e.k

Diskutohen strategjite e shendetit

Nje nga gjerat me te rendesishme qe u diskutua ishte strategjia e menaxhimit global shendetesor ne Turqi. Ne keto aspekte, Turqia ka bere hapa te jashtezakonshem, qofte ne infrastrukture, qofte ne pergatitjen e trajnimin e personelit mjekesor ne globalitetin e tij. Situata ishte vertet impresionuese me standarde nga me te lartat per sa i perket kualitetit te kontrollit dhe sigurise ne diagnozen dhe trajtimin e patologjive te ndryshme perfshire edhe kancerin. Mesazhi ishte i qarte: "Ne ofrojme keto standarde, ju mund te mbeshteteni dhe bashkepunoni ne cdo fushe te shendetesise". Ne Turqi kane filluar proceset te depistimit masiv te popullates,ne ato patologji qe mund te depistohen dhe te zbulohen ne stade te hershme si p.sh. qafa e mitres, kanceri i gjirit, kanceri i prostates etj. Njekohesisht shteti turk ka krijuar edhe standarde te larta per sa i perket diagnozes dhe trajtimit multidisiplinar te kesaj patologjie.

Si mund te perfitohet nga pervoja

Ne konference ishin te pranishem mjeke te specializuar te fushave. Ata vune ne dukje se krahas investimeve dhe permiresimit te politikave menaxheriale shteterore duhet te forcohet bashkepunimi me shtete te fuqishme si Turqia apo te tjere ne rajon si ne fushen e shkembimit te eksperiencave, te transferimit te teknologjise, trajnim-edukimit, etj.

Ne rastin e Shqiperise, kjo vlen shume, sepse ne jemi nje vend i vogel me burime financiare te kufizuara.

Nga ana tjeter, sikunder pohon dr. Sallaku duke iu referuar shteteve pjesemarrese ne konference, disa gjera te veshtira per ne, qe duan investime kapitale te rendesishme, qe duan kohe ne formimin e stafit mjekesor, tradite dhe eksperience, mund te negociohen me keto vende per investime te tyre ne vendin tone. "Ky bashkepunim te jete me turqit, italianet, greket, etj, te cilet te "joshen" edhe me politika fiskale favorizuese per investime ne vendin tone ose te lidhen kontrata mirekuptimi qe pacientet tane te gjejne mundesi per t'u kuruar ne vendet e tyre", - sugjeron Sallaku. Ai po ashtu konsideron se strukturat private te akredituara mbi bazen e normativave nderkombetare do te jene nje shtyse e fuqishme per zhvillim e sektorit shendetesor ne pergjithesi por edhe per permiresimin e sektorit publik shendetesor ne vendin tone.



Moderatore ne konference:



Prof.Dr. Süleyman Dincer

Prof.Dr. Haluk Onat

Prof.Dr. Enis Özyar

Prof.Dr. Cem Ficicioglu

Prof.Dr. Dursun Bugra

Prof.Dr. Memet Özek

Prof.Dr. Sertac Cicek

Dr. Alpay Celiker

Prof. Dr. Suat Buket

Prof.Dr. Süha Kücükaksu

Prof.Dr. Necmettin Pamir

Prof.Dr. Tuncer Süzer

Dr. Cengiz Babacan

Dr. Rusen Yildirim

Dr. Cengiz Babacan

Dr. Hasan Kus

Prof. Dr. Metin Cakmakci

Prof. Dr. Mustafa Solak

Prof. Dr. Necmettin Pamir

Prof. Dr. Haydar Sur



Shtetet pjesemarrese:



Shqiperia

Azerbajxhan

Bosnia-Herzegovina

Gjeorgjia

Mali i Zi

Kirgizstan

Kosove

Maqedoni

Uzbekistan

Ukraine

Turkmenistan

Moldavi

Rumani

Kazakistan

Serbi


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika