ESI: Shqiperia, ne kohe per vizat
E Premte, 20 Nentor 2009
Nisma Evropiane per Stabilitet me qender ne Bruksel, vlereson progresin e Shqiperise, duke nenvizuar faktin se tashme Shqiperia eshte ne kohen e duhur per vizat. Ne nje analize te bere nga ky institut, thuhet se gjate veres se sivjetme, Shqiperia i kishte marre gjerat disi me me ngadale, per shkak te zgjedhjeve te qershorit 2009. E megjithate, me 29 korrik 2009, qeveria miratoi nje Plan Veprimi me afate kohore ambicioze por gjithsesi realist, per permbushjen e kushteve te mbetura te Udherrefyesit; ndersa, me 16 shtator, qeveria e re u zotua te beje te mundur "levizjen e lire te shqiptareve ne hapesiren "Shengen" brenda vitit te pare te mandatit qeverises". Ky objektiv ne Shqiperi u "perkthye" me shpejtesi ne veprimtari te bashkerenduara per realizimin e kerkesave te mbetura. Gjate periudhes tetor-nentor, ESI-ja dhe organizata e tyre partnere, Levizja Evropiane ne Shqiperi, kane analizuar raportet mbi gatishmerine e qeverise, te perditesuara rregullisht ne shtator, tetor dhe nentor. "Ashtu si ne rastin e Bosnjes, ne arritem ne perfundimin se Shqiperia ka bere perparim domethenes, afersisht ne te njejtin nivel zbatimi qe Serbia dhe Mali i Zi kishin arritur ne maj 2009", thuhet ne analizen e ketij instituti. Ne kete kendveshtrim, sipas tij, fatmiresisht ky perparim eshte njohur nga Parlamenti Evropian, shtetet anetare te BE-se dhe Komisionit Evropian. "Ne dhjetor 2009, Komisioni planifikon te dergoje misione ekspertesh nga vendet anetare te BE-se ne Shqiperi dhe ne Bosnje -Hercegovine, per vleresimin e perparimit te bere lidhur me bllokun 1, ndersa misionet e tjera te vleresimit do te dergohen ne fillim te vitit 2010. Me plotesimin deri atehere te te gjitha kerkesave nga ana e Shqiperise dhe Bosnjes, qytetaret e tyre do te mund te perfitojne nga levizja pa viza, duke filluar nga muaji korrik 2010, thuhet ne studimin e ketij instituti. Ne kete kendveshtrim, kjo analize e bazuar ne fakte nxjerr si konkluzion se Shqiperia tashme eshte gati per vizat. ESI (European Stability Initiative) eshte nje institucion kerkimor ne fushen e politikave, me synim promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit ne Evrope. I krijuar ne vitin 1999, ky institut mbledh analiste dhe prakticiene me eksperience ne rajonin e Evropes Juglindore.
Qe prej vitit 2008, ESI eshte zbatues i projektit "Lista e Bardhe "Shengen", per vendet e Ballkanit Perendimor". Ky projekt synon te kontribuoje ne eliminimin e sistemit te vizave per vendet e rajonit, bazuar ne vleresimin e progresit te vete vendeve ne plotesimin e detyrimeve te Udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Bashke-kryetari i Bordit Keshillimor te Projektit eshte ish-kryeministri italian Giulio Amato.