PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Topalli, takim ne OKB me homologen indiane


E Enjte, 19 Nentor 2009

Kryetarja e Parlamentit te Indise, do te vizitoje se shpejti Shqiperine, vendin e origjines se Nene Terezes. Kete fakt kryeparlamentarja Meira Kumar ia premtoi dje kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, pa prekur aspak ceshtjen e kthimit te eshtrave te Nene Terezes, te cilat ndodhen ne Indi. Gjate qendrimit te saj ne konferencen e OKB-se, Topalli zhvilloi dje edhe nje sere takimesh me krere parlamentare nga te gjitha vendet e botes. Topalli takoi kreun e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert dhe e falenderoi ate per mbeshtetjen ndaj Shqiperise ne proceset e saj integruese. Topalli u prit ne nje takim te vecante nga Zevendessekretarja e Pergjithshme e OKB-se, Asha Rose Migiro. Ne takim u diskutua mbi perpjekjet qe Shqiperia po ben per mbrojtjen e te drejtave te grave, per ndergjegjesimin per parandalimin e semundjes se kancerit dhe per plotesimin e Objektivave te Mijevjecarit.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika