 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Maroni-Berisha: Shqiperia, progres i dukshem
E Enjte, 19 Nentor 2009
Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se Shqiperia do te realizoje te gjitha kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian per procesin e liberalizimit te vizave. Gjate takimit me Ministrin e Brendshem italian, Roberto Maroni, kryeministri u shpreh se ai qe qeveria qe drejton, e shohin integrimin dhe liberalizimin e vizave, si nje proces ne te miren e qytetareve te vendit. "Italia i njeh perpjekjet dhe arritjet e Shqiperise ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve dhe si e tille mund te jete avokati me i mire i Shqiperise ne proceset integruese", u shpreh kryeministri. Duke vleresuar marredheniet shume te mira mes dy vendeve, Ministri i Brendshem italian, Maroni, shprehu besimin se Keshilli i Ministrave te jashtem te BE-se do ti hape rruge liberalizimit te vizave ne mesin e vitit te ardhshem. Sipas tij, integrimi i vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian eshte nje proces i natyrshem. Nga ana tjeter, ministri Maroni mbeshteti qendrimin e Kryeministrit Berisha ne nevojen e rritjes dhe forcimit te bashkepunimit te policive dhe agjencive te dy vendeve, ne goditjen e krimit te organizuar, pastrimit te parave dhe ne vecanti koordinimit ne masat shtrenguese kunder pasurise te fituar ne menyre kriminale. Gjate takimit, kreu i qeverise, Berisha, e njohu ministrin Maroni me masat qe ka ndermarre qeveria shqiptare per te goditur krimin e organizuar, si dhe vuri ne dukje suksesin e luftes kunder kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike. Me tej Kryeministri Berisha permendi miratimin se shpejti te ndryshimeve ne ligjin per masat kunder krimit te organizuar qe do te beje te mundur goditjen dhe parandalimin e tij me ane te masave shtrenguese dhe sekuestrimit te pasurive te vena ne menyre te jashteligjshme.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bushati: Denoncoj Doshin, po rekruton protestues me leke
- ESI: Shqiperia, ne kohe per vizat
- Rama: Berisha-Meta, shfaqje vulgare
- Rama, ftesa ne Kombinat: Protesta, s'do jete e fundit
- PS: Berisha, dhe pak kohe nga hapja e kutive
- Bumci: Edi Rama ,po perpiqet te pengoje levizjen e lire te shqiptareve ne BE
- Idrizi: Camet, mbeshtetje buxhetit te vitit 2010, qeveria realiste
- "Buxheti, 800 mije shqiptare rritje page e pensioni"
- "Buxheti, mbeshtetje prioriteteve te integrimit"
- Berisha: Rama, harroje s'me imponon koalicion
- Meta: Kapitulli i zgjedhjeve eshte mbyllur
- Bregu: Rama te ktheje PS-ne ne Kuvend, duhet per reformat
- "Progresi, nje arritje e madhe e kryeministrit Berisha"
- Meta: Vizat, vendimi ne korrik 2010
- Pollo: Ligji per mediat, ne Kuvend urgjent per miratim
|
|