 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Berisha: Lejet e ndertimi, jemi prapa me shkurtimin e kohes se miratimit
E Enjte, 19 Nentor 2009
Kryeministri Berisha mori dje ne punimet e konferences rajonale "Doing Business", ku ndonese pranoi disa efekte negative qe solli ne vend kriza ekonomike boterore, theksoi se ekonomia shqiptare po rritet me 3.5%. Sipas Berishes, ekonomia shqiptare pavaresisht nuk mori ndihme ne kuader te krizes ekonomike boterore, arriti ta kaloje pa pasoja ate. "Ekonomia jone u perball me pasojat e krizes, monedha jone u zhvleresua rreth 10 per qind dhe eksportet rane rreth 10 per qind, por ende ekonomia jone po rritet me 5.3 per qind. Ende, investimet e huaja direkte u rriten me 59 per qind dhe kreditimi i ekonomise u rrit ne rreth 50 per qind", deklaroi Berisha ne konferencen rajonale te biznesit. Sipas Berishes, lehtesimi i barres fiskale per bizneset dhe krijimi i One Stop Shop-eve, per te regjistruar biznesin ne nje kohe rekord, kane sjelle permiresim te ndjeshem te klimes se biznesit ne Shqiperi. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se qeveria do te vazhdoje te modernizoje sistemin fiskal, te plotesoje, taksat-online, bilancet-online, duke siguruar sherbimet me te mira per qytetaret dhe bizneset. Nga ana tjeter Berisha theksoi se qeveria do te vazhdoj implementimin e principit "heshtja eshte miratim". Ne kete kuader, kryeministri theksoi se ne muajt e ardhshem do te miratohet nje ligj mbi urbanistiken, i cili do te siguroje standarde te reja. "Shqiperia eshte mbrapa me kohen e kerkuar per lejet e ndertimit. Eshte 399 dite, do te behet 45 dite, shume shpejt, ligji ka kaluar ne Parlament dhe po pret te miratohet, madje edhe atje parimi "heshtja eshte pranim" do te jete aktiv", tha Berisha, duke permendur keshtu masat qe do te merren ne lidhje me vazhdimin e permiresimit te klimes se biznesit ne vend. Ne kete konference merrnin pjese perfaqesues te Bankes Boterore dhe te Komisionit Evropian.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bushati: Denoncoj Doshin, po rekruton protestues me leke
- ESI: Shqiperia, ne kohe per vizat
- Rama: Berisha-Meta, shfaqje vulgare
- Rama, ftesa ne Kombinat: Protesta, s'do jete e fundit
- PS: Berisha, dhe pak kohe nga hapja e kutive
- Bumci: Edi Rama ,po perpiqet te pengoje levizjen e lire te shqiptareve ne BE
- Idrizi: Camet, mbeshtetje buxhetit te vitit 2010, qeveria realiste
- "Buxheti, 800 mije shqiptare rritje page e pensioni"
- "Buxheti, mbeshtetje prioriteteve te integrimit"
- Berisha: Rama, harroje s'me imponon koalicion
- Meta: Kapitulli i zgjedhjeve eshte mbyllur
- Bregu: Rama te ktheje PS-ne ne Kuvend, duhet per reformat
- "Progresi, nje arritje e madhe e kryeministrit Berisha"
- Meta: Vizat, vendimi ne korrik 2010
- Pollo: Ligji per mediat, ne Kuvend urgjent per miratim
|
|