PS: Berisha leri lajmet me mrekulli, shih korrupsionin
E Enjte, 19 Nentor 2009
Partia Socialiste duke iu referuar raportit te Transparence International, kerkoi qe kryeministri Berisha, te degjoje partneret nderkombetare. Permes nje komunikimi me mediat, deputetja socialiste Olta Xhacka, deklaroi se fakti qe tanime edhe ambasadoret e BE ndjejne detyrimin te reagojne, duke e quajtur nje lajm te keq renien e Shqiperise me 10 vende ne indeksin e korrupsionit, eshte indikatori me dramatik qe provon se korrupsioni i shfrenuar i Familjes ne pushtet, ka kaluar cdo cak. Sipas saj, deri me sot kryefamiljari i Familjes qe po sundon e po zhvat Shqiperine, ka preferuar te beje nje vesh shurdh ndaj te gjitha kritikave te opozites, medias e shoqerise civile, per perhapjen galopante te korrupsionit ne vend. "Ne i themi Sali Berishes, qe ne vend qe te na e shese si nje mrekulli faktin, qe pas plot shtate muajsh Bashkimi Evropian vendosi te hape zarfin me kerkesen e Shqiperise per t'u pranuar si vend kandidat, ai ben mire t'u vere veshin shqetesimeve te opozites, publikut shqiptar dhe faktorit nderkombetar per korrupsionin e oborrit te tij", deklaroi zyrtarja socialiste. Sipas deputetes se PS, Berisha s'ka ngurruar, qe perballe fakteve te renda, qe implikojne drejtperdrejte ate dhe familjen e tij ne afera te renda korruptive, t'i njohe vetes ne menyre qesharake atributet e nje shenjtori te pakorruptueshem, te hedhe balte e te kercenoje kedo qe ka guxuar te denoncoje publikisht, kete semundje e cila po e cilit cdo dite e me teper shtetin shqiptar.